E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet efektivi I RENEA-s. Shpetoi te moshuarin nga vetevrasja

Bie nga nje lartesi prej me shume se 3 metra nje nga efektivet e RENEA-s, gjate operacionit per zbritjen poshte nga shtylla e tensionit te larte te 60-vjecarit Caush Isaraj, qe kercenoi per rreth 3 ore me vetvrasje me pretendimin e i kishin tjetërsuar pronat. Renia e efektivit Adrian Dibra, 41- vjec ka qene krejt aksidentale, ne pamundesi per te vendosur te dyja kembet ne te ndarat e shtylles. Efektivi u transportua me urgjence për në Spitalin Ushtarak.

E gjithe ngjarja e ka fillesen ne rrugen “Don Bosko” ne Tirane ku shtetasi Caush Isaraj, me origjine nga Picari i Gjirokastres  hipi në majë të një shtylle të tensionit të lartë, rreth 30 metra mbi toke ndersa ka qendruar aty nga ora 08:30 e mengjesit deri pas ores 10:00, duke kercenuar me vetevrasje. Kompania e shperndarjes se energjise elektrike beri nderprerjen e energjise ndersa ne vendngjarje mberriten forca të shumta të policisë, zjarrfikses dhe një ambulance, por per shpetimin e 60- vjecarit u nevojit nderhyrja e forcave RENEA.

Nepermjet nje plani te detajuar ku u be e mundur shperqendrimi i 60 vjeçarit nepermjet telefonatave nga poshte tre speciale te RENEA-s filluan hipjen mbi shtylle.

Caush Isaraj u mberthye ne befasi nga efektivet speciale ndersa ne momentin e shpetimit ai beri dhe rezistence. Pas dy ore perpjekje, RENEA arriti te shpetoje jeten e te moshuarit ne nje operacion qe kur u duk se u finalizua me sukses pasoi nje tjeter ngjarje te rende, plagosjen e efektivit Adrian Dibres.

Julian Kasapi Azhornuar së fundi ( e hënë , 04 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›