E Diel, 1 Nëntor 2026

70 e grave shtepiake paguhen me pak se burrat

Gratë shqiptare shpenzojnë më shumë kohë për punët shtëpiake dhe për pasojë kryejnë më tepër punë të papaguar. E jo pak prej tyre, por rreth 70 përqind rezultojnë si shtëpiake. Në një kohë, që tek gjinia tjetër kjo panoramë përmbyset, pasi mbi 60 përqind e burrave rezultojnë të punësuar.

Disniveli qëndron dhe tek pagat, pasi burrat edhe për të njëjtën punë, paguhen me një pagë mbi 35përqind më të lartë se gratë. Të dhënat janë bërë publike për herë të parë pas një studimi, 1-vjeçar nga INSTAT dhe Ministria e Punës në lidhje me përdorimin e kohës nga shqiptarët.

“Pagat e grave në krahasim me ato të burrave mesatarisht në Shqipëri janë 35 % më të ulëta. Pra, të gjitha këto janë të prezantuara në këtë studim që ka një mori të dhënash që në fund të fundit nxjerrin edhe mënyrën se si jetojnë shqiptarët. Për të patur një ide më të qartë për mënyrën e jetesës dhe një ide për mënyrën se si politika duhet të ndikojë në këtë mënyrë jetese për ta përmirësuar dhe për të rritur mirëqënien e shqiptarëve”-tha Zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra.

Në studim morrën pjesë 2 mijë e 500 familje nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat i përkisnin shtresave të ndryshme të sociale. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria vazhdon të përcjellë një panoramë pabarazie mes grave dhe burrave. Ky raport tërhoqi dhe vëmendjen e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan, që të rishihen politikat sociale.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›