Formulari A2 maturantet vetem 1 jave kohe

Në 22 korrik maturantët do të plotësojnë formularin A2 dhe do të kenë vetëm tetë ditë kohë. Formulari i cili është hallka e fundit për përcaktimin e fituesve në universitete, do të ketë edhe mbi 20 programe të tjera studimi, duke ju dhënë të rinjve edhe një shans më shumë për të ndjekur arsimin e lartë. Rezultatet do të nxirren në sajë të lexuesit optik, ndërkohë që autoritetet e arsimit premtojnë një proces transparent, që nuk ka synim penalizimin e maturantëve.
Ka programe të reja studimi që shkojnë rreth 24. Në mos gaboj vjet kanë qenë 265 dhe sivjet bëhen rreth 289. Afati i formularit është përcaktuar në datat 22 dhe 30. Ne tashmë jemi në përfundim të miratimit të formularit A2. Ka kohën e vetë të shtypjes dhe personalizimit. Është e kuptueshme se shumica e njerëzve thonë pse është ky afat dhe nuk është një afat tjetër. Afati nuk është thjesht për të rritur ankthin, por ende nuk janë marrë rezultatet e provimeve me zgjedhje”-thotë Ndriçim Mehmeti, specialist në MASH.
Formulari A2 do të shpërndahet në të gjitha shkollat e mesme dhe maturantët do ta tërheqin atë kundrejt pagesës prej 2000 lekësh të reja.
Edlira Sulejmani