E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lushnjë, ekzekutohen me armë zjarri një djalë dhe një vajzë

Share

Skene vrasje/Arkive

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Toshkëz të Lushnjës. Dy persona kanë gjetur vdekjen pasi janë ekzekutuar me armë zjarri. Viktimat janë Rajmonda Sota, 27 vjeç, dhe Marsel Cani, 24 vjeç. Policia bën me dije se ekzekutori është Erjon Cjapi, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në një lokal të fshatit.

Burime nga policia e Fierit srqarojnë se 32-vjeçari Erjon Cjapi ka qëlluar për vdekje 27-vjeçaren Rajmonda Sota, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie si dhe rivalin e tij, 24-vjeçarin Marsel Cani. Autori është shpallur tashmë në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›