Fryma e Re Demokratike, Oketa: Me shtresën e mesme!

Partia e njohur ndryshe si parti e Presidentit Bamir Topi, tashmë ka zyrtarisht logon e saj si dhe zyrtar fare pranë Parlamentit dhe Partisë Demokratike. Deri më tani, brenda kësaj partie janë përfshirë edhe Aleksandër Biberaj, ndërsa pritet që me mbarimin e mandatit, në krye të saj të vijë Bamir Topi.
“Doja ta përuronim sot në shtëpinë tonë, na falni për sallën e vogël. Jam këtu të bëj deklaratën e parë zyrtare këtu të grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike (FRD). Siç jemi bërë me vetëdije, është ngritur grupi nismëtar, ky grup ka për qëllim të bëjë përgatitjet e nevojshme me zyrtarizimin e partisë Fryma e Re Demokratike”, tha Oketa.
Ai shtoi se partia e re do të përfaqësojë shtresën e mesme të popullsisë, teksa nënvizoi se do të ketë për qëllim funksionimin e demokracisë në vend. “Nga sot do të nisim një fushatë të hapur intensive me mbarë shoqërinë shqiptare me synimin kryesor funksionimin e demokracisë. Prioritet kemi rininë sepse janë pasuria më e madhe demokratike. Do bashkëpunojmë fort me forcën vitale të shoqërisë shqiptare. Do jemi një parti që do të rinisë për të ngjallur shpresën e vrarë duke i hapur asaj rrugën për të ardhmen”, theksoi ai. “Ne do të përfaqësojmë interesat e shtresës së mesme të qytetarëve. Përfaqësojmë ata. Kjo shtresë e ngritur me shumë mund por kjo shtresë nuk është përfaqësuar asnjëherë denjësisht nga asnjë parti”, vijoi. /Start/
2012-04-30 12:10