Krerët e shteteve aziatike sëbashku për krizën
Udhëheqësit e Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, vendet me ekonomitë më të mëdha të Azisë, janë marrë vesh për të bashkëpunuar në përballimin e ndikimit të krizës globale financiare. Gjatë një samiti në Japoni ata shpallën masat për stabilizimin e vlerës së ndryshueshme të monedhave të tyre dhe thanë se do të shmangnin krijimin e pengesave te reja në shkëmbimet tregtare.
Japonia dhe Korea e Jugut janë goditur rëndë nga ngadalësimi global i ekonomisë, i cili ka shenja se ka filluar të ketë ndikim edhe në Kinë.
Para disa ditësh, qeveria kineze njoftoi se eksportet e vendit kishin shënuar rënie për herë të parë në shtatë vjet.