E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt pronash, babë e bir vrasin 29-vjeçarin

Tiranë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sauk. Është vrarë me armë zjarri 29-vjeçari Xhefdet Qefalia. Ai u ekzekutua në mes të rrugës kryesore, tek vendi i quajtur Kthesa e Sanatoriumit. Policia ka identifikuar autorët e këtij krimi që janë Kujtim dhe Indrit Bakalli, babë e bir, banorë të Saukut. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i këtij ekzekutimi ishte konflikti për pronën mes palëve.

Pas të shtënave policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë identifikimin e viktimës, i cili eshte shtetasi 29 vjecar, Xhevdet Qefalia. Gjithashtu, forcat blu kane identifikuar edhe autoret e ketij krimi qe jane shtetasit Kujtim e Endrit Bakalli, babe e bir. Policia ka nisur menjehere kerkimet, duke i prangosur pak momente pas ngjarjes se rende. Dyshohet se krimi eshte kryer per nje ceshtje te pazgjidhur pronesie mes paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›