Lushnje, kodrat e Ardenicës përfshihen nga flakët e zjarrit
LUSHNJË- Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një sipërfaqe prej 20 hektarësh me shkurre, ullinj dhe dru frutorë të mbjellë nga fermerët në kodrat e Ardenicës së Lushnjës.
Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga 70 vjeçari Alush Shaja, i cili ka qënë duke djegur hamulloret në pronën e tij. Më pas flakët e zjarrit , të favorizuara edhe nga kushtet atmosferike dhe terreni, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe kodrat e Vajkanit në rrethin e Fierit.
Në vëndngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhe punonjës të zjarrfikëses dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët edhe pse janë ndeshur me vështirësi për shkak të terrenit.
(m.a/ata/BalkanWeb)