E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje krim ne familje burri vret gruan me cifte

Një ngjarje e e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Proshkë të rrethit të Lushnjës. Policia bën të ditur se krimi në familje ka goditur familjen Sina në këtë fshat, ku bashkëshorti ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij.

Mësohet se viktima është Lahe Sina 50 vjeç është qëlluar nga bashkëshorti isaj Shazivar Sina, 60 vjeç, i cili është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje për vrasjen.

Ndërkaq dyshohet se shkak mund të kenë qenë borxhet në familje.
Policia e cila ndodhet aktualisht në vendngjarje po heton shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›