Lushnje, krim në familje, burri vret gruan me çifte

Drejtoria e Policisë, Fier
LUSHNJE- Burri vret gruan ne rrethana qe ende presin te sqarohen. Krimi brenda familjes ka ndodhur mengjesin e sotem ne fshatin Çermë Pasha të Lushnjes, ne familjen Sina.
Sipas te dhenave te para mesohet se viktima është Lahe Sina 50 vjeç. Nuk ka ende detaje te ngjarjes se rende, nderkohe qe policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e saj. Policia ka vene ne pranga te dyshuarin Shaze Sina 60 vjec.