E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, një grua kërcënon me hedhje nga pallati

Rasti më i fundit u regjistrua sot në mëngjes në Lushnjë kur një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i dhjetë i një pallati pasi kishte probleme me pronësinë. (foto nga vendngjarja)

Forcat e policisë ndërhynë në vendin e ngjarjes, duke e larguar me forcë gruan prej andej. Bëhet fjalë për shtetasen Mjaftoni Tabaku, 45-vjeçe, nënë e 3 fëmijëve, e cila thekson se akti i saj ndërmerret për shkak të mos zgjidhjes së problemit të pronave, teksa ka hedhur akuza ndaj gjykatave.

Ajo shprehet se nuk ka më besim tek drejtësia. Tre ditë më parë, shtatë gra në Tiranë kërcënuan me të njëjtën formë për shkak të problemeve me ndërtuesin e pallatit, ku ata do të merrnin hyrje në këmbim të tokës së dhënë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-30 09:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›