E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Gruaja mashtronte të moshuarit

Minoritarja, pas dy ditësh, tregoi se me të dashurin ua punonin të pasurve “të plakur”

Hetuesit grekë kanë hedhur dritë mbi disa çështje të pazbardhura ku dyshohet se 54-vjeçarja Zhanga mashtronte kryesisht të moshuar, por nuk kanë munguar edhe krime të tjera të kryera prej saj, në zona të ndryshme të Greqisë. Zhanga u akuzua nga sigurimi i Patrës për vdekjen e sipërmarrësit, 42-vjeçarit Tasos Tsagaropoulos. Hetuesit për dy ditë me radhë nuk kishin mundur të nxirrnin asgjë nga minoritarja, e cila kishte preferuar ta mbante gojën mbyllur. Sipas dëshmisë së saj, ajo bashkë me të dashurin i kishin dhënë qetësues një të moshuari, i cili nuk jetonte më dhe më pas ka treguar vrasjen e 42-vjeçarit, që e interpretoi si një ekzekutim pas mosmarrëveshjeve ekonomike. Ajo ka dëshmuar se e kishte qëlluar sipërmarrësin me një çekiç pas koke dhe më pas me thikë në fyt. Gruaja dëshmoi se ajo detyrohej prej viktimës të mashtronte të moshuarit, që i bënte shokë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash. Kanë qenë mosmarrëveshjet për ndarjen e parave ajo që ka sjellë edhe fundin e marrëdhënies së tyre. Prokuroria ka ngritur mbi minoritaren 13 akuza ku përfshihen; grabitja, vjedhja me anë të mashtrimit, vrasje dhe shkaktim vrasjeje, të disa personave. Pastaj, disa mandat-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Patrës duke u dhënë mundësi hetuesve të vazhdojnë me orë të tëra marrjen e dëshmive, të cilat kanë dhënë informacion të vlefshme për ngjarjen, duke hedhur dritë për lidhjet e personave të dyshuar të përfshirë në aktivitetin e mashtrimit të të moshuarve me qëllim përfitimin nga pasuria e tyre.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›