E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja që tronditi rëndë Greqinë

Denoncoi emigranti

Pak ditë më parë, policia greke, falë informacioneve të marra në rrugë operative, ka mundur të zbulojë një vrasje, e cila kishte të bënte me një ngjarje të pazbardhur për arsye të mungesës së informacionit, që daton që më 23 maj të vitit 2009. Viktima ishte 42-vjeçari Tasos Tsagaropoulos, kërkimet për të cilin, sipas sitit news.gr, nisën paralelisht edhe nga emisioni “Fos sto Tunel” me Agjeliki Nikolulin, nga e cila doli një dëshmi e veçantë që e dha një dëshmitar shqiptar, i cili kishte parë makinën me të cilën qarkullonte 42-vjeçari ditën që u zhduk, në Egjio. Po sipas sitit grek, një tjetër dëshmitar kishte parë punimet që bënte në shtëpinë e marrë me qira “gruaja merimangë” e dhënë kjo që krijoi dyshime, pasi punimet në një banesë të marrë me qira nuk mund të bëheshin pa dijeninë e pronarit të banesës. Mediat greke raportuan se nga kontrolli i banesës u konstatua se ishte betonuar poshtë pllakës së dushit një kufomë. Pas kryerjes së ADN-së, ajo rezultoi t’i përkiste Tasos Tsagaropoulos, i shpallur i humbur prej një viti. Mediat raportuan se biznesmeni ishte vrarë nga një shtetase shqiptare, që banonte prej kohësh në Greqi. Eva Zhanga u arrestua disa ditë pas zbulimit të kufomës dhe u mor në pyetje në Patra. Ajo pranoi se kishte asistuar në vrasjen e 42-vjeçarit, por se nuk kishte të bënte me ekzekutimin e tij, por ishte dikush tjetër ai që e kishte realizuar krimin. Këtu policia hodhi dyshimet e para për ekzistencën e një grupi kriminal. Madje, këtë version e ka hedhur për konsumim publik edhe avokati i 54-vjeçares, duke aluduar se 42-vjeçari mund të ishte koka e grupit dhe se klientes së tij i jepte një lëmoshë për kontributin në grup, kur vetë përfitonte miliona. Mendohet se shkak i ekzekutimit të biznesmenit mund të jenë edhe pazaret e prishura me anëtarët e grupit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›