E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, pranga 3 zyrtarëve të Hipotekës

Tre zyrtarë të hipotekës së Lushnjes janë vënë në pranga nën akuzën e ndryshimit të pronesisë. Të arrestuarit janë, Agim Kojku, inxhinierit/topograf, dhe zv.regjistrues në Hipotekë, Servet Musaku, dhe Nexhat Zeneli të dy topografë. Mësohet se policia ka arrestuar edhe Agim Prendin nga Tirana. 

LUSHNJE- Tre zyrtarë të Hipotekës kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës nën akuzën e shpërdormit të detyrës duke abuzuar me troje. Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë, Agim Kojku, inxhinier topograf, dhe zvëndësregjistrues në Hipotekë. Dy topografët e tjerë, Servet Musaku dhe Nexhat Zeneli.
Gjithashtu është arrestuar edhe Agim Prendit nga Tirana. Sipas policisë, zyrtarët kanë abuzuar me detyrën duke ndryshuar pronësinë. (e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›