E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, mot i vranët edhe nesër reshje shiu

Moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme e të dendura, i shoqëruar me reshje shiu, pjesërisht stuhi. Ditën e premte vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik 

TIRANË -Sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga një zonë e presionit të ulët atmosferik. Moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme e të dendura, i shoqëruar me reshje shiu, pjesërisht stuhi. Shirat pritet të fillojnë në orët e para të ditës së nesërme në fillim në zonën Veriore dhe do të vinë duke u spostuar drejt pjesës Qëndrore dhe Jugore të vendit..
Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 6 ballë. Temperaturat më të ulta në zonat malore, të ulta dhe ato bregdetare do të variojnë nga 4 në 12 gradë, ndërsa më të larta nga 11 në 20 gradë celcius.
Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Ditën e premte vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik, me qendër në Europën Veriperëndimore. Qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat vijnë të lagëta dhe të freskëta. Moti do të jetë me vranësira mesatare e të dendura, të shoqëruara me reshje shiu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›