Shqiptaret konsumojne ende shume birre, kafe dhe cigare Eglantina Nasi
Shqiptaret vazhdojne qe te konsumojne ende shume birre, kafe dhe cigare. Kjo dukuri vihet re nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, sipas te cilave, niveli i takses se akcizes, me te cilat tatohen te tilla mallra specifike rezulton ne rritje nga muaji ne muaj. Konkretisht, te dhenat e 3-mujorit 2013, tregojne se ne total, nga taksa e akcizes jane grumbulluar 6.791 milione leke, nga vetem 4.401 te tilla ne vitin pararendes 2012 ose 4.192 3-mujorin e pare te vitit 2011. Sikunder vihet re, edhe se ecuria e ketij taksimi nga muaji ne muaj, serish eshte ne rritje. Respektivisht, nese ne janarin 2013 nga akciza u siguruan 2.327 milione leke, ne muajin mars kjo shifer arriti ne 2.368 te tilla. Duke folur qarte per nje rritje te mallrave qe tatohen me akcize ne kufirin doganor. Me tej, analiza e autoriteteve doganore, ne detaje tregon sesi pervec cigareve, te gjitha produktet e tjera specifike te akcizes rezultojne me rritje te ardhurash te tyre. Kjo, edhe pse qe pas dates 1 tetor te vitit te kaluar, akciza si e tille njohu nje ulje te saj per disa kategori te ndryshme, mes tyre edhe birra apo karburantet. Konkretisht, te dhenat progresive te publikuara nga Doganat, tregojne se produkti i kafes njohu nje importim te saj ne nivelin prej 701 tonesh gjate 3-mujorit te pare te ketij viti, krahasuar me 457 te tilla per 2-mujorin apo 413 tone vetem per muajin janar. Shifra keto, qe per karburantet kane qene respektivisht ne nivelet prej 33.017 tone per muajin mars, 21.650 per muajin shkurt dhe 26.834 tone per muajin janar te ketij viti. Per te vijuar me tej me produktin e birres, i cili gjithashtu ka njohur nje nivel te larte te importimit te tij kete vit. Perkatesisht ne shifrat prej 1.424 mije litra per muajin mars, 1.224 per muajin shkurt dhe 856 mije litra per muajin janar 2013. Ne fund, mund te permendim edhe produktin e cigares, i cili ne fakt, ndryshe nga tre te tjeret qe tatohen me akcize, njohu nje renie te importimit te tij gjate muajit mars 2013, perkatesisht ne nivelin prej 191 tonesh, nga 261 te tilla gjate muajit shkurt apo 176 te tjera qe figuronin si te importuara ne vendin tone gjate muajit janar 2013. Nga ana tjeter, nese do te krahasonim edhe te dhenat progresive te viteve te kaluara, rezulton gjithashtu se keto produkte te akcizes kane njohur nje trend rrites. Respektivisht, me nivelin prej 1.711 tone ne fund te vitit 2012 per kafen, nga 1.697 ne fund te vitit 2011. Si edhe 8.597 mije litra per birren ne fund te vitit 2012, krahasuar me vetem 3.935 te tilla ne fund te vitit 2011 etj. Apo cigaret me nje rritje progresive ne fund te vitit 2012 prej 834 tonesh, nga 625 te tilla ne fund te 2011-es, si edhe te karburanteve me nje nivel prej 78.565 tonesh ne fund te 2012-es, nga 76.083 ne fund te 2011-es.