Masakrat ndaj shqiptareve Berisha Nje muze te vecante per te kaluaren
Ndërkohë duke u ndalur në peshën që mbart në vetvete kjo datë, kryeministri Berisha nënvizoi faktin se ekspozita tregon dhimbjen e kombit tonë.
“Asnjë komb pas kombit hebre nuk, kaloi genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit siç kaluan shqiptarët. Sot kombi ynë është një komb i lirë dhe ekspozita çelet në ditën e sakrificës për liri”, vuri në dukje Kryeministri.
Gjithashtu, ndalur në kalvarin e gjatë të sakrificave të shqiptarëve, Berisha veçoi se “në tërë historinë tonë ne kemi me qindra mijëra martirë, por në të gjithë këtë histori në krye të altarit të lirisë së këtij kombi qëndron gjigant, Adem Jashari, Jasharët. Adem Jashari qëndron si kurorë e heroizmit shqiptar, patriotizmit”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, sot nderohen të gjithë martirët e lirisë nga Kruja dhe Prekazi, që janë tokat e heronjve, që rrëmbyen armët dhe u përballën me spastrimet dhe luftën e egër.