Lac tre ore peng familjen
Një i ri nga fshati Vinjoll i Milotit, Evis Balloku 24 vjeç, mbajti për tre orë peng familjen e tij ka, nënë e babë dhe motrën e tij, për arsye të paqarta. Forca të shumta policia, forcat e RENEA-s mbërritën në vendngjarje, por sapo autori i ka parë, ai ka lënë të lirë familjen e tij, për t’u arratisur vetë nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë vetë familjarët ata që njoftuan policinë me anë të një telefonate, sapo 24 vjeçari ka filluar t’i kërcënojë me armë dhe t’u kërkojë para. Policia e Lezhës me të marrë njoftimin vuri në dijeni edhe forcat speciale të cilëve iu është dashur më tepër se një orë e gjysmë për të mbërritur në vendngjërje për shkak të largësisë së fshatit Vinjoll. Policia njoftoi se 24 vjeçari është një ish i dënuar në Greqi për drogë dhe se kohët e fundit ka shfaqur probleme të depresionit. Burimet e policisë thonë se pengmarrësi ishte i armatosur me armë zjarri dhe mbante peng njerëzit e tij sepse ata i kishin kundërshtuar kërkesat e tij.