Teknologjia e re intervista e Drejtorit te Pergjithshem i Media 6
Risija në tregun mediatik shqiptar lidhet pikërisht me një frekuencë të re, pra një kanal tjetër televiziv që transmeton 24 orë në HD. Jo vetëm kaq, por ky transmetim është krejtësisht falas, pa asnjë kuotë mujore. Njëkohësisht, për të mos u ndalur këtu, një sistem i tillë transmetimi ka një tjetër specifikë, televizioni rregjistron, prodhon dhe transmeton në HD. E ky është televizioni kombëtar Klan. Përmes një fraze të tillë, mund të përmbledhim zhvillimin më të ri në fushën e teknologjisë audiovizive i përqafuar nga një televizon i tillë. Këto të dhëna dhe një seri të tjerash, të lidhura ngushtësisht me këtë teknologji u bënë me dije nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i “Media 6”, Aleksandër Frangaj, i cili gjatë një interviste për “ABC News” informoi publikun se ky televizion i ri do të quhet Klan+.
Transetimi HD, sipas Frangajt, momentalisht është i mundur vetëm për Tiranën, por që shumë shpejt do të bëhet i mundur dhe për qytetet e tjera të vendit. Madje dhe vetë “ABC News” së shpejti do të kalojë në HD, për t’ia lënë rradhën më pas Klan Kosovës.
Ndërkohë që ishte spektakli “X-facktor Albania”, ai i cili startoi transmetim për herë të parë High Definition.
“X-Faktor është një prodhim madhështor. Është bërë një punë e madhe për realizimin e këtij spektakli. Investimi në studion e këtij spektakli është i njëjtë, në një masë të plotë, pra 100% si në atë të Londrës”, u shpreh zoti Frangaj.
Gjatë intervistës së tij, Frangaj solli një panoramë të të gjithë zhvillimeve në këtë televizion, që nga hapja e tij e deri më sot, ku shfaqet me një teknologji krejtësisht të re.
Në vlerësimin e Drejtorit të Përgjithshëm të “Media” në 15 vite Tv KLAN ka avancuar shumë, duke qenë gjithmonë në konkurencë me mediat e huaja.