E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, vëllai plagos vëllain me cifte nga pakujdesia

LUSHNJE- Nje 13-vjecar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri vëllain e tij një vit më të vogël.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në banesën e familjes Leka në fshatin Çerme të Komunës Tërbuf në Lushnje.

Nuk bëhen të qarta rrethanat e ngjarjes, por mësohet se 13-vjecari Armand Leka ka qëlluar padashje vëllain 12-vjec Klejdi Leka me ciften e babait, të cilën familja e dispononte me leje.

Të alarmuar familjarët kanë cuar të miturin në Spitalin rajonal, ku dhe vazhdon të ndodhet në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›