E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë,alarm fals për pakon e dyshimtë pranë ambasadës së SHBA-së

Policia spanjolle ka gjetur një pako të dyshimtë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Madrid të mërkurën. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës policie. Megjithëse për një kohë shumë të shkurtër, ndërtesa është evakuar nga policia vendase. Por autoritetet konfirmuan për agjencinë e lajmeve 'Reuters' se kishin të bënin me nja alarm fals. Burimet policore deklaruan se pakoja e dyshimtë ishte thjesht një 'cantë me miell'. Ndërkohë që një dëshmitar në vendngjarje është shprehur se stafi i ambasadës braktisi ndërtesën, teksa ambulancat, zjarrfikëset dhe policia mbërritën në ambasadë, në qendër të kryeqytetit spanjoll Madrid. Ndërsa, sipas dëshmitarit, trafiku automobilistik u bllokua në rrugët kryesore të kryeqendrës së Spanjës. Zjarrfikësit pompuan ujin në drenazhimet aty pranë, ndërsa shërbimet e emergjencës improvizuan një minispital në portat e ambasadës, megjithëse shumë ambulanca ndodheshin aty në gjendje gatishmërie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›