E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, aksident rrugor,vdes 17 vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një nga rrugët dytesore në fshatin Tapizë të rrethit te Krujes. Si pasoje e ketij aksidenti ka humbur jeten 17 vjecari Aulon Gjika banues i fshatit Tapize. Teksa ka qene duke udhetuar me biciklete drejt shtepise se tij, Gjika eshte goditur nga nje autoveture. Goditja ka qene fatale per 17 vjecarin i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Drejtuesi i automjetit eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë e kanë gjetur trupin e pajetë të 17 vjeçarit buzë një kanali, pranë vendit të aksidentit. Pas hetimeve nga policia është i bërë i mundur dhe identifikimi i autorit i cili është 35 vjeçari Ilir Buci .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›