Lushnje, vetëvritet me daltë në zemër 49-vjeçari
Lushnje-I ka dhënë fund jetës në mënyrë të tmerrshme. 49-vjeçari nga komuna Rreth Savër i Lushnjës ka ngulur një daltë në zemrën e tij mbrëmejn e djeshme. Sipas të dhënave të para hetimore bëhet fjalë për një vetëvrasje në kushtet e depresionit.
Ngjarja ndodhi në orët e vona në natës së djeshme. Familjarët gjetën trupin e pajetë të 49-vjeçarit Hysen Kasapi të mbuluar nga gjaku dhe me një daltë në dorën e majtë, me të cilën ai ishte vetëgoditur.
Mësohet se shkak i kësaj vetëvrasje janë bërë kushtet e rënda ekonomike që e kishin çuar në depresion kryefamiljarin si dhe një problem ndër vite, një fëmijë me probleme mendore. Ai ka gjetur një hekur të fortë (daltë) dhe është vetëvrarë në kasollen pranë shtëpisë.