Vendimet për "Gërdecin", pa vlerë juridike
Nëse ndonjë person që
ka humbur të afërmin
në tragjedinë e Gërdecit
do të kërkonte
dëmshpërblim nga shteti, këtë të
drejtë nuk mund ta fitojë, edhe
pse qeveria ia ka ofruar me anë të
një VKM-je të posaçme. Arsyeja
është shumë e thjeshtë: VKM-ja
nuk figuron në Fletoren Zyrtare.
Një ditë pas publikimit të lajmit në
"Shqip" për mungesën e 6 VKM-ve
në dokumentin zyrtar (Fletoren
Zyrtare) të shtetit shqiptar, gazeta
paraqet shkaqet që sjell mungesa
e akteve ligjore për familjet e
prekura nga tragjedia e 15 marsit,
ku humbën jetën 26 persona
dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Mungesa e publikimit të VKM-ve
i ka kthyer aktet ligjore të qeverisë
vetëm në format deklarate për
mediat, pasi të gjitha vendimet
ndodhen në arkivat e TV-ve dhe
gazetave, por jo në dokumentet
zyrtare të shtetit. Pak kohë më
parë, të dëmtuarit nga tragjedia
e Gërdecit, i janë drejtuar avokatit
për të përfituar dëmshpërblim,
bazuar nga sa kanë dëgjuar
nga mediat dhe kanë lexuar nga
deklaratat e lëshuara nga Këshilli
i Ministrave. Për t‘i dhënë bazë
ligjore kërkesave të tyre, është
kërkuar për aktet nënligjore që
kishin lidhje të drejtpërdrejtë me
kërkesat e familjarëve. Pas një
kërkimi intensiv në Qendrën e Publikimeve
Zyrtare, doli përfundimi
se asnjë nga vendimet nuk është
publikuar. Si rrjedhojë, mungesa
e botimit në Fletoren Zyrtare sjell
automatikisht humbjen e fuqisë
juridike, sipas Ligjit 9000 "Për
organizimin dhe funksionimin
e Këshillit të Ministrave", Neni
29. Ky fakt është botuar dje në
"Shqip", duke u munduar të sjellë
një shpjegim nga Kryeministria, e
cila nuk dha asnjë sqarim.
Humbja e së drejtës
Një proces gjyqësor për
dëmshpërblimin e familjarëve të
viktimave të Gërdecit nuk mund
të nisë për aq kohë sa mungon
dokumentacioni që do të shërbente
si bazë ligjore për diçka
të tillë. Mungesa e 6 VKM-ve në
Fletoren Zyrtare është një goditje
e dytë për familjet e fshatit Gërdec
dhe përreth tij, pranë Vorës (15
km larg Tiranës). Ata nuk kanë të
drejtë (ligjërisht) që të përfitojnë
dëmshpërblim në formë pensioni,
si dhe të marrin paratë për
ndërtimin e shtëpive të shkatërruara
nga shpërthimi i fabrikës
së municioneve. Mësohet se,
pavarësisht propagandës së bërë
në media nga qeveria, jo të gjithë
të dëmtuarit janë dëmshpërblyer,
qoftë edhe për pjesën materiale,
dhe në masën që qeveria e ka parë
të arsyeshme. Për ta fituar këtë
të drejtë, familjet e diferencuara
duhet t‘u drejtohen gjykatës, por
në mungesë të dokumentacionit
ligjor, procesi gjyqësor nuk u jep
asnjë shans përfitimi. Ekzistojnë
disa kategori që duhet të merren
menjëherë në mbrojtje nga shteti
dhe ndaj të cilave duhen marrë
masa në mënyrë urgjente, duke
qenë se Këshilli i Ministrave mund
të mos t‘i ketë marrë këto vendime,
por edhe në i pastë marrë, sot
nuk kanë vlerë juridike. Kategori
që duhen marrë në mbrojtje janë
punëtorët, fëmijët e tyre dhe
banorët të cilët kanë humbur
familjarët në këtë tragjedi, apo që
iu është shkatërruar prona.
Faktet
Më 18 prill 2008, Kryeministri
Berisha, i ka propozuar qeverisë
një vendim, sipas të cilit: "Sot, i
propozoj qeverisë që familjeve
të viktimave t‘u lidhet pension
për të humburit e tyre, njëlloj si
për ata që bien në detyrë". Në të
njëjtën deklaratë specifikohet
që ky propozim është kthyer në
Vendim të Këshillit të Ministrave,
por, nga ana tjetër, vetë vendimi
nuk ekziston. "Rreziku është i
madh, që vendimet (aktet) të
deligjitimohen. Neni 116 dhe 119
i Kushtetutës përcaktojnë qartë
mënyrën se si legjitimohen aktet
brenda territorit të Republikës së
Shqipërisë", thotë Andi Kananaj,
avokati i atyre familjeve që kanë
humbur të afërmit në tragjedinë
e 15 marsit. Nëse i referohemi
nenit 29, të ligjit 9000, pika 2 dhe 3,
përcaktojnë pa ekuivokë se aktet
normative marrin fuqi juridike
në momentin kur janë publikuar:
Vendimet e Këshillit të Ministrave
marrin fuqi juridike pas botimit
në Fletoren Zyrtare. Për vendimet
me karakter normativ, mund të
caktohet si datë-hyrjeje në fuqi
një datë tjetër nga ajo e botimit në
Fletoren Zyrtare, ndërsa vendimet
me karakter individual hyjnë në
fuqi menjëherë, por botohen në
Fletoren Zyrtare; dhe udhëzimet
e Këshillit të Ministrave dhe të
ministrit marrin fuqi juridike
pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shembull konkret është që në
Fletoren Zyrtare, më 1 prill 2008,
15 ditë pas ngjarjes së rëndë në
Gërdec, publikohet një kërkesë
për shpalljen të vdekur një qytetari
me inicialet N.B., emrit të plotë
të të cilit nuk po i referohemi për
arsye etike. Në rastin konkret,
ky publikim bëhet që familjarët
të përfitojnë nga trashëgimia e
të ndjerit, i cili nuk ka lidhje me
ngjarjen e Gërdecit. Këtu vërejmë
se, kërkesat e ligjit, në disa raste
zbatohen pikë për pikë, sikurse
është e drejtë dhe siç specifikon
Kodi Civil, ndërsa nga ana tjetër,
nuk publikohen vendimet nga të
cilat do të lindin të drejta mbi një
situatë të përcaktuar si emergjencë
civile.
Mungesa e VKM-ve
VKM-të e miratuara nga qeveria
nga data 18 mars deri më
11 qershor 2008 nuk janë të dokumentuara
në Qendrën e Publikimeve
Zyrtare. Edhe pse vendimet
e qeverisë që hyjnë në fuqi
menjëherë duhet të publikohen
në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave
nuk e ka bërë një veprim
të tillë. Publikimi i VKM-ve i jep
mundësi familjeve të prekura nga
tragjedia që të njihen me masën e
dëmshpërblimin dhe kriteret për
ta përfituar atë. Skandali lidhet
me mungesën e dy VKM bazë,
nr. 277 dhe 315, të miratuara në
datat 18 dhe 21 mars, pak ditë pas
tragjedisë, të cilat nuk gjenden as
në faqen zyrtare të Kryeministrisë,
ndërsa 6 VKM të tjera janë publikuar
nga Këshilli i Ministrave, por
jo në Fletoren Zyrtare. Vendimet
lidheshin me dhënien e ndihmave
financiare për familjet, shtëpitë e
të cilave u shkatërruan nga shpërthimi
i fabrikës së municioneve,
si dhe me fondet e akorduara nga
buxheti i shtetit për ndërtimin e
4000 objekteve.
Familjarët e viktimave kërkojnë të njihen me hetimet e prokurorisë
Në mënyrë që të garantohet drejtësia për familjarët e viktimave,
është e domosdoshme përfshirja e tyre në procesin penal
të nisur nga prokuroria. Duke qenë se neni 58, pika 1 dhe
3 e Kodit të Procedurës Penale parashikojnë shprehimisht marrjen
pjesë të trashëgimtarëve të viktimave në procesin penal, pak kohë
më parë, me anë të avokatit, familjet e viktimave i kanë drejtuar një
kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për përfshirjen në këtë proces
të trashëgimtarëve të viktimave. Praktikisht është zhvilluar vetëm një
takim me një nga prokurorët e çështjes. Deri tani, familjet ndodhen
në pritje të plotësimit të kësaj kërkese ligjore, ndërsa prokurorët nuk
kanë kthyer ende përgjigje.
ka humbur të afërmin
në tragjedinë e Gërdecit
do të kërkonte
dëmshpërblim nga shteti, këtë të
drejtë nuk mund ta fitojë, edhe
pse qeveria ia ka ofruar me anë të
një VKM-je të posaçme. Arsyeja
është shumë e thjeshtë: VKM-ja
nuk figuron në Fletoren Zyrtare.
Një ditë pas publikimit të lajmit në
"Shqip" për mungesën e 6 VKM-ve
në dokumentin zyrtar (Fletoren
Zyrtare) të shtetit shqiptar, gazeta
paraqet shkaqet që sjell mungesa
e akteve ligjore për familjet e
prekura nga tragjedia e 15 marsit,
ku humbën jetën 26 persona
dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Mungesa e publikimit të VKM-ve
i ka kthyer aktet ligjore të qeverisë
vetëm në format deklarate për
mediat, pasi të gjitha vendimet
ndodhen në arkivat e TV-ve dhe
gazetave, por jo në dokumentet
zyrtare të shtetit. Pak kohë më
parë, të dëmtuarit nga tragjedia
e Gërdecit, i janë drejtuar avokatit
për të përfituar dëmshpërblim,
bazuar nga sa kanë dëgjuar
nga mediat dhe kanë lexuar nga
deklaratat e lëshuara nga Këshilli
i Ministrave. Për t‘i dhënë bazë
ligjore kërkesave të tyre, është
kërkuar për aktet nënligjore që
kishin lidhje të drejtpërdrejtë me
kërkesat e familjarëve. Pas një
kërkimi intensiv në Qendrën e Publikimeve
Zyrtare, doli përfundimi
se asnjë nga vendimet nuk është
publikuar. Si rrjedhojë, mungesa
e botimit në Fletoren Zyrtare sjell
automatikisht humbjen e fuqisë
juridike, sipas Ligjit 9000 "Për
organizimin dhe funksionimin
e Këshillit të Ministrave", Neni
29. Ky fakt është botuar dje në
"Shqip", duke u munduar të sjellë
një shpjegim nga Kryeministria, e
cila nuk dha asnjë sqarim.
Humbja e së drejtës
Një proces gjyqësor për
dëmshpërblimin e familjarëve të
viktimave të Gërdecit nuk mund
të nisë për aq kohë sa mungon
dokumentacioni që do të shërbente
si bazë ligjore për diçka
të tillë. Mungesa e 6 VKM-ve në
Fletoren Zyrtare është një goditje
e dytë për familjet e fshatit Gërdec
dhe përreth tij, pranë Vorës (15
km larg Tiranës). Ata nuk kanë të
drejtë (ligjërisht) që të përfitojnë
dëmshpërblim në formë pensioni,
si dhe të marrin paratë për
ndërtimin e shtëpive të shkatërruara
nga shpërthimi i fabrikës
së municioneve. Mësohet se,
pavarësisht propagandës së bërë
në media nga qeveria, jo të gjithë
të dëmtuarit janë dëmshpërblyer,
qoftë edhe për pjesën materiale,
dhe në masën që qeveria e ka parë
të arsyeshme. Për ta fituar këtë
të drejtë, familjet e diferencuara
duhet t‘u drejtohen gjykatës, por
në mungesë të dokumentacionit
ligjor, procesi gjyqësor nuk u jep
asnjë shans përfitimi. Ekzistojnë
disa kategori që duhet të merren
menjëherë në mbrojtje nga shteti
dhe ndaj të cilave duhen marrë
masa në mënyrë urgjente, duke
qenë se Këshilli i Ministrave mund
të mos t‘i ketë marrë këto vendime,
por edhe në i pastë marrë, sot
nuk kanë vlerë juridike. Kategori
që duhen marrë në mbrojtje janë
punëtorët, fëmijët e tyre dhe
banorët të cilët kanë humbur
familjarët në këtë tragjedi, apo që
iu është shkatërruar prona.
Faktet
Më 18 prill 2008, Kryeministri
Berisha, i ka propozuar qeverisë
një vendim, sipas të cilit: "Sot, i
propozoj qeverisë që familjeve
të viktimave t‘u lidhet pension
për të humburit e tyre, njëlloj si
për ata që bien në detyrë". Në të
njëjtën deklaratë specifikohet
që ky propozim është kthyer në
Vendim të Këshillit të Ministrave,
por, nga ana tjetër, vetë vendimi
nuk ekziston. "Rreziku është i
madh, që vendimet (aktet) të
deligjitimohen. Neni 116 dhe 119
i Kushtetutës përcaktojnë qartë
mënyrën se si legjitimohen aktet
brenda territorit të Republikës së
Shqipërisë", thotë Andi Kananaj,
avokati i atyre familjeve që kanë
humbur të afërmit në tragjedinë
e 15 marsit. Nëse i referohemi
nenit 29, të ligjit 9000, pika 2 dhe 3,
përcaktojnë pa ekuivokë se aktet
normative marrin fuqi juridike
në momentin kur janë publikuar:
Vendimet e Këshillit të Ministrave
marrin fuqi juridike pas botimit
në Fletoren Zyrtare. Për vendimet
me karakter normativ, mund të
caktohet si datë-hyrjeje në fuqi
një datë tjetër nga ajo e botimit në
Fletoren Zyrtare, ndërsa vendimet
me karakter individual hyjnë në
fuqi menjëherë, por botohen në
Fletoren Zyrtare; dhe udhëzimet
e Këshillit të Ministrave dhe të
ministrit marrin fuqi juridike
pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shembull konkret është që në
Fletoren Zyrtare, më 1 prill 2008,
15 ditë pas ngjarjes së rëndë në
Gërdec, publikohet një kërkesë
për shpalljen të vdekur një qytetari
me inicialet N.B., emrit të plotë
të të cilit nuk po i referohemi për
arsye etike. Në rastin konkret,
ky publikim bëhet që familjarët
të përfitojnë nga trashëgimia e
të ndjerit, i cili nuk ka lidhje me
ngjarjen e Gërdecit. Këtu vërejmë
se, kërkesat e ligjit, në disa raste
zbatohen pikë për pikë, sikurse
është e drejtë dhe siç specifikon
Kodi Civil, ndërsa nga ana tjetër,
nuk publikohen vendimet nga të
cilat do të lindin të drejta mbi një
situatë të përcaktuar si emergjencë
civile.
Mungesa e VKM-ve
VKM-të e miratuara nga qeveria
nga data 18 mars deri më
11 qershor 2008 nuk janë të dokumentuara
në Qendrën e Publikimeve
Zyrtare. Edhe pse vendimet
e qeverisë që hyjnë në fuqi
menjëherë duhet të publikohen
në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave
nuk e ka bërë një veprim
të tillë. Publikimi i VKM-ve i jep
mundësi familjeve të prekura nga
tragjedia që të njihen me masën e
dëmshpërblimin dhe kriteret për
ta përfituar atë. Skandali lidhet
me mungesën e dy VKM bazë,
nr. 277 dhe 315, të miratuara në
datat 18 dhe 21 mars, pak ditë pas
tragjedisë, të cilat nuk gjenden as
në faqen zyrtare të Kryeministrisë,
ndërsa 6 VKM të tjera janë publikuar
nga Këshilli i Ministrave, por
jo në Fletoren Zyrtare. Vendimet
lidheshin me dhënien e ndihmave
financiare për familjet, shtëpitë e
të cilave u shkatërruan nga shpërthimi
i fabrikës së municioneve,
si dhe me fondet e akorduara nga
buxheti i shtetit për ndërtimin e
4000 objekteve.
Familjarët e viktimave kërkojnë të njihen me hetimet e prokurorisë
Në mënyrë që të garantohet drejtësia për familjarët e viktimave,
është e domosdoshme përfshirja e tyre në procesin penal
të nisur nga prokuroria. Duke qenë se neni 58, pika 1 dhe
3 e Kodit të Procedurës Penale parashikojnë shprehimisht marrjen
pjesë të trashëgimtarëve të viktimave në procesin penal, pak kohë
më parë, me anë të avokatit, familjet e viktimave i kanë drejtuar një
kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për përfshirjen në këtë proces
të trashëgimtarëve të viktimave. Praktikisht është zhvilluar vetëm një
takim me një nga prokurorët e çështjes. Deri tani, familjet ndodhen
në pritje të plotësimit të kësaj kërkese ligjore, ndërsa prokurorët nuk
kanë kthyer ende përgjigje.