E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Isufi: Prokuroria të më kërkojë falje publike

Erjon Isufi, administratori i 3 kompanive të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç akuzuar për mashtrim financiar, i kërkon prokurorisë të kërkojë falje publike për sekuestron e pronave të tij. 

TIRANË - Erjon Isufi, administratori i 3 kompanive të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç akuzuar për mashtrim financiar i kërkon prokurorisë të kërkojë falje publike. Kunati i ministrit të Jashtëm Lulzim Basha ka reaguar sot me një deklaratë në email ku e quan të nxituar vendimin e prokurorisë që urdhëroi sekuestron e pronave të tij.
Akoma më tej Isufi e quan të pamjaftueshme masën e heqjes së sekuestros dhe i drejtohet prokurorisë ti kërkojë falje publike ose zyrtare për atë që Isufaj e cilëson shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Isufaj shprehet në këtë deklaratë se vendimi i prokurorisë është një dhunim i paarsyetuar i biznesit dhe në veçanti cënimi i integritetit dhe figurës së tij morale dhe familjarëve të tij.
Erjon Isufi kunati i ministri Basha, menaxhonte tre kompani të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, ku në njerën prej të cilave pas një transaksioni të dyshimtë edhe vënë në hetim nën akuzën e pastrimit të parave.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›