E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushta: KQZ të përsërisë zgjedhjet në Prizren, Gjilan, Lipjan

PRISHTINë- Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Nesrin Lushta, deklaroi se KZQ duhet të përsërisë zgjedhjet në Prizren, Gjilan dhe Lipjan.Por, sipas saj, rregullorja aktuale zgjedhore e kërkon që ky lloj votimi, që nuk përdoret në vendet e tjera, duhet të aplikohet edhe në rivotimin në tri komuna. Sipas Lushtës, KQZ-ja duhet të zbatojë vendimin e KZAP për të shpallur sërish zgjedhje në Prizren, Lipjan dhe Gjilan. Lushta kërkoi që komisionarët që bënë shkelje të ndëshkohen, pasi siç tha ajo, ata janë fajtorë për abuzimet me votën. KQZ-ja nuk jep një datë se kur mund të jetë gati për zgjedhje sërish në Prizren, Gjilan dhe në Lipjan. Dy partitë në garë, PDK e LDK, e kanë pranuar verdiktin e KZAP. Njoftimet e deritashme flasin se që të dy partitë kishin ankesat e tyre në procesin e zhvilluar në ato komuna.(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›