E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papua Guinea e Re njeh Kosovën, sipas AKR

PRISHTINE- Zyrtarët e AKR kanë bërë të ditur se Ministri i Punëve të Jashtme të Papua Guinese së Re, ka njoftuar kryetarin e kësaj partie, Bexhet Pacolli, se ky vend nga Oqeania njeh pavarësinë e Kosovës."Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Bexhet Pacolli, President i AKR-së, është njoftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Papua Guinese se Re (Papua Neë Guinea), Samuel Abal se si rezultat i angazhimit lobues të z. Pacolli, ky shtet i Oqeanisë, formalisht e njeh Republiken e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur", thuhet në një njoftim të AKR's. Sipas këtij njoftimi, letra zyrtare e njohjes së shtetit të kosovës do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin Janar. "Pos Guines së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete tjera të Azisë se Largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitës se Z.Pacolli këtyre shteteve. Emrat e këtyre shteteve do të konfirmohen në momentin e duhur në mënyrë që tani të mos pengohet procesi pozitiv i ngritjes së numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës", thuhet më tej në njoftimin e AKR-së.Ditë më parë, Republika e Malavit u bë shteti i 64-t që njeh pavarësinë e Kosovës.(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›