E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 15 viktima nga A/H1N1

SHKUP- Shënohet viktima e 15 nga virusi AH1N1 në Maqedoni i njohur ndryshe dhe si gripi i derrit. Autoritetet shëndetësore njoftuan se një grua 69 vjec ndërroi jetë sot në Klinikën Infektive në Qendrën spitalore në Shkup. Mjekeët bënë të ditur se pacientja kishte komplikacione të rënda në frymëmarrje, ndërkohë që vuante dhe probleme të tjera si sëmundje gjaku dhe diabet. Ajo ishte shtruar në gjendje të rëndë në klinikë 3 ditë më parë. 70 pacientë të tjerë po marrin mjekim të specializuar pasi shfaqin forma të rënda të kësaj sëmundje. Autoritetet shëndetësore në Maqedoni u kanë bërë thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën kundër virusit AH1N1. Kjo pasi interesimi për këtë vaksinë ka qënë i ulët. Deri tani në këtë vend numërohen 4276 persona.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›