"Atentati ndaj Nunit, kriminal"
Rozeta Rapushi
Politika u bashkua dje ne denimin e ashper, te autorit qe sulmoi me arme zjarri anetarin e Gjykates se Larte, Ardian Nuni. Kreu i shtetit, krere te institucioneve dhe forcave politike, kerkuan zbardhjen e menjehershme te ngjarjes, denimin e autorit si dhe e cilesuan si sulm te hapur ndaj organeve te drejtesise. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, gjate vizites ne Spitalin Ushtarak, te anetarit te Gjykates se Larte, Nuni, u shpreh se sulmi ndaj tij eshte nje tentative e hapur per te sulmuar sistemin e drejtesise dhe kritikoi "dobesine" e Sherbimit Informativ dhe Policise Kriminale, qe duhet te parandalojne situata te tilla. Kreu i shtetit, kerkoi ne keto kushte, ndryshimin ne organizim dhe permiresim te ketyre strukturave, ne menyre qe ngjarje te tilla te parandalohen ne kohe. "Duhet qe organet specifike, jo ato qe do te japin drejtesi, por ato qe duhet te parandalojne situata te tilla, sikurse jane sherbimet inteligjente, Policia Kriminale dhe struktura te tjera te specializuara, duhet te bejne nje pune me te madhe paraprake dhe te mos vijne te bejne vetem bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia per te mbrojtur jeten e cdo qytetari, eshte shume e rendesishme", u shpreh Topi. Sipas tij, eshte shume e rendesishme, qe te forcohet shteti ligjor, ku cdo qytetar i Shqiperise te jete i sigurt, kudo ai punon dhe jeton dhe besoj qe ka vend per permiresim te ligjit dhe mbi te gjitha, nje permiresim te perkushtimit dhe profesionalizmit te njerezve, qe punojne ne struktura qe duhet te bejne parandalimin e ketyre situatave. Denim i aktit te rende ndaj gjyqtarit, u be dhe nga kryeministri Sali Berisha. Se bashku me ministren e Shendetesise, Anila Godo, Berisha vizitoi ne spital Nunin, duke e cilesuar aktin e shemtuar kriminal si nje sulm kriminal kunder drejtesise. "I kerkoj autoriteteve kompetente te ndermarrin te gjitha veprimet e duhura, per te gjetur dhe vene perpara ligjit te autorit te ketij akti tejet kriminal. Uroj nje sherim sa me te shpejte", u shpreh kryeministri. Dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, denoi ashper sulmin ndaj gjyqtarit Nuni. Ajo beri te ditur, se policia tashme ka ndaluar disa persona, nderkohe qe i kerkoi Prokurorise se Pergjithshme te hetoje deri ne fund kete ngjarje. "Mjeket e Spitalit Ushtarak siguruan se nga aspekti shendetesor, zoti Nuni nuk ka asnje problem serioz dhe per 24 ore do te dale nga spitali", u shpreh Topalli. Akti ndaj gjyqtarit u kritikua ashper dhe nga opozita e majte. Ne emer te Partise Socialiste, deputeti Gramoz Ruci, vizitoi ne spital gjyqtarin Nuni. Ruci shprehu shqetesimin se si nje akt i tille, demonstron se Shqiperia nuk eshte nje vend i sigurt. "Kur preket nje anetar i Gjykates se Larte, mendoni se sa i sigurt eshte nje qytetar i thjeshte ne rruget e ketij vendi", theksoi ai. Ruci i uroi sherim te shpejte Nunit dhe kerkoi parandalimin e ngjarjeve te tilla, qe jane sulme te hapura ndaj sistemit te drejtesise. Ardian Nuni, anetar i Gjykates se Larte, u qellua te dielen ne mbremje, me arme zjarri tek rruga "Komuna e Parisit". Menjehere ai u dergua ne Spitalin Ushtarak, ku iu dha dhe ndihma e shpejte. Diten e djeshme, mjeket njoftuan per permiresimin e gjendjes se tij shendetesore dhe daljen nga rreziku per jeten.
Bamir Topi
"Ngjarje e rende, te reflektohet"
"Eshte nje ngjarje mjaft e rende. Fatmiresisht zoti Nuni, ka shpetuar pa demtime serioze. Duhet qe organet specifike, jo ato qe do te japin drejtesi, por ato qe duhet te parandalojne situata te tilla, sikurse jane sherbimet inteligjente, Policia Kriminale dhe struktura te tjera te specializuara, duhet te bejne nje pune me te madhe paraprake dhe te mos vijne te bejne vetem bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia per te mbrojtur jeten e cdo qytetari, eshte shume e rendesishme".
Jozefina Topalli
"Prokuroria te hetoje deri ne fund"
"Falenderoj mjeket e Spitalit Ushtarak per perkujdesin e tyre. E denoj agresionin ndaj gjyqtarit Nuni por, eshte e rendesishme qe tashme ai eshte jashte cdo rreziku per jeten. Policia ka ndaluar tashme disa persona dhe kerkoi qe Prokuroria e Pergjithshme te hetoje deri ne fund. Mjeket e Spitalit Ushtarak siguruan se nga aspekti shendetesor, zoti Nuni, nuk ka asnje problem serioz dhe per 24 ore, do te dale nga spitali".
Sali Berisha
"Sulm kriminal, kunder drejtesise"
"Denoj me ashpersine me te madhe aktin e shemtuar kriminal, te atentatit ndaj anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni duke e cilesuar ate edhe si nje sulm kriminal, kunder drejtesise. I kerkoj autoriteteve kompetente te ndermarrin te gjitha veprimet e duhura per te gjetur dhe vene perpara ligjit te autorit te ketij akti tejet kriminal. Uroj nje sherim sa me te shpejte. U interesova nga afer mbi gjendjen e Gjykatesit Ardian Nuni".
Gramoz Ruci
"Plagosja, akt i shemtuar ndaj drejtesise"
Kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, ka cilesuar si akt te shemtuar ndaj drejtesise, plagosjen e Nunit. "Te gjithe kemi nevoje per sistemin shendetesor dhe gjyqesor. Kur preket nje anetar i Gjykates se Larte, mendoni se sa i sigurt eshte nje qytetar i thjeshte ne rruget e ketij vendi. Ky eshte nje apel per politiken shqiptare dhe vecanerisht per mazhorancen dhe ekzekutivin aktual", reagoi deputeti i selise roze.
Gezim Musabelliu
"Krimi, qeveria ka goditur gjyqesorin"
Ne lidhje me atentatin ndaj anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni ka reaguar dhe Partia Socialdemokrate. Nepermjet deputeti Musabelliu, anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare, PSD eshte shprehur se "ka nje klime pasigurie ne vend. Kjo ka ardhur per shkak te goditjeve te qeverise ndaj gjyqesorit, e cila ka precipituar dhe ne krimin e ndodhur ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni". PSD ka bere pergjegjesi qeverine.
Ndryshimet
Presidenti Bamir Topi, kerkoi dje permiresimin ne struktura dhe organizim, te organeve te policise, sherbimeve inteligjente si dhe te administrates shteterore. Ne menyre qe te punoje, per te paralizuar situata te tilla.