E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutaj: Ministria e Brendshme të sqarojë emërimet politike

Dje ka reaguar përsëri deputeti i PS, Piro Lutaj pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila e quan të pavërteteta konstatimet e deputetit të PS, Lutaj në lidhje me emërimet politike në Policinë e Shtetit.  Patetizmi i Ministrisë së Brendshme që e paraqit Policinë e Shtetit si institucionin më të konsoliduar në vende, zbehet tek shikon anarshinë që ekziston brenda strukturave të saj, për shkak të emërimeve pa kriter, dhe treguesve të punës përgjithësisht në ulje, të ekspozuara prej vet atyre,- u shpreh Lutaj. Dua të rikonfirmoj, tha deputeti Lutaj se shqetësimi ynë nuk është vetëm krijimi i policisë elektorale, por edhe përkeqësimi i situatës kriminale dhe trafiqeve në Shqipëri. Ai tha se pse Policia e Shtetit, fshihet nën sqetullën e Ministrisë e më keq akoma të zëdhënësit të saj dhe nuk del të sqarojë opinionin publik, pse është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë në Fier, 3 muaj përpara fillimit të fushatës zgjedhore,  specialisti i manipulimit dhe vjedhjes së votës Latif Kulla?. Gjithashtu, vijoi Lutaj pse është emëruar pak ditë më parë Shefi i Komisariatit të Policisë në Kuçovë, i akuzuari për disa vepra penale dhe aktualisht me proces penal të hapur, militanti i verbër politik Mehmet Rrapo. Po Shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Veri Kermaj me profesionin e nderuar të zetoristit, çfarë shërbimi do të bëjë në strukturat e policisë, përveçse atë që ka bërë gjithmonë në procese zgjedhore, vjedhje dhe manipulim votash ? Për të mos vazhduar me të tjerët?. Deputeti socialist, Lutaj ka paraqitur shifrat zyrtare të publikuara në Prezantimin Përmbledhës të Veprimtarisë së Policisë së Shtetit për vitin 2008, të krahasuara me 1 vit më parë, pra më vitin 2007, të cilat evidentojnë këta tregues. Vjedhje me Armë, vrasje, vjedhje me dhunë dhe zbulueshmëria, vrasje të vjetra, sasia në Kg e Sekuestruar e Heroinës dhe Kokainës si dhe kultivimi i Kanabisit, autorët dhe zbulimi i tyre. Lutaj u shpreh se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me një infantilizëm ekstrem, mashtron teksa thotë se është bazuar në statistika zyrtare të Policisë Italiane për problemin e narkotikëve, dhe se gjatë vitit 2008 janë nisur drejt Italisë 17 herë më pak narkotikë,  krahasuar me vitin 2007.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›