Lutaj: Ministria e Ekonomisë dhe ARMO në varësi të kryeministrit
>Deputeti i PS, Piro Lutaj tha se Zoti Ruli është vënë nën urdhrat e një subjekti privat që të dy bashkë po tallen dhe po denigrojnë një masë të madh të shoqërisë ARMO kryesisht në Mallakastër, Patos dhe Fier.,- u shpreh Lutaj. Ky problem, tha Lutaj është ngritur disa herë nga kolegët e Partisë Socialiste në Fier, por asnjëherë nuk ka patur reagime nga ana e qeverisë, por përkundrazi vazhdojnë denigrimin dhe përbuzjen e tyre duke mos denjuar as të priten e të sqarohen se çfarë ata kërkojnë nga autoritet e qeverisë të vetëquajtur qeveria e shërbesave.
Tani e dinë të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm punonjësit e naftës se kush e bleu dhe e administron për interesat e vendit dhe bashkë me të dhe qeverinë e shërbesave,- u shpreh Lutaj. Ai deklaroi se vendimi i Këshillit të Ministrave i shkurtit 2008, është dokumenti bazë ku qeveria e shërbesave ka marrë detyrimin që tu tregojë punonjësve që dalin si të papunë si pasojë e ristrukturimit të ndërmarrjes një vit plot vështirësi, për këtë është parashikuar vlera e 376 milion lekësh, e cila do të përballohej nga likuiditetet e ndërmarrjes në zbatim të këtij vendimi. Në prill të po këtij viti, deklaroi Lutaj, ka dalë udhëzimi i ministrit të ekonomisë, i cili ngarkonte shoqërinë ARMO të fillojë e të trajtojë normalisht punonjësit të dalë si të papunë nga ristrukturimi i saj. Nga të gjitha këto të lindin disa pyetje: A është shitur ndërmarrja e armeve SHA dhe kujt i është shitur? A është depozituar në buxhetin e shtetit vlera prej 120 milion eurosh pas shitjes së saj? Ku do të drejtohen ish-punonjësit e shoqërisë ARMO që kanë dalë të papunë nga procesi që ju e quani ristrukturim etj?,- shtroi pyetjet Lutaj në drejtim të kreut të mazhorancës.