Braçe: Të hapen dosjet e Sali Berishës ose të viktimës Hysen Sheshorit

>Deputeti socialist paraqet prova mbi të kaluarën e kryeministrit
Ditën e djeshme gjatë zhvillimit të seancës plenare deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar Sali Berishën se ka qenë dëshmitar i Hysen Shoshorit. Ne nuk kemi problem hapjen e dosjeve,madje po ju pohojmë, të hapen dosjet me akses për të gjithë, për përmbajtjen e tyre, për të gjithë, por e përsëris, duke nisur nga Sali Berisha ose më mirë nga viktima, i përndjekuri politik Hysen Sheshori, ka thënë deputeti Braçe duke akuzuar kryeministrin Berisha. Në fakt dje në sallën e parlamentit deputeti socialist Braçe ka pasur nëpër duar gazetën Plaga, gazetë e cila është botuar vetëm njëherë dhe përmban një intervistë të Hysen Sheshorit, i dënuar politik, i cili akuzon Sali Berishën për dëshmi kundër tij. Në vazhdim të fjalës së tij, deputeti Braçe tha se, ne jemi gati të hapim dosjet, pa asnjë lloj sikleti, me akses për çdo qytetar shqiptarë që kërkon të njihet me të shkuarën, por çështja është tek korrupsioni i kësaj qeverie. BE e SHBA kanë problem me ju me qeverinë tuaj familjare, korrupsionin e saj, korrupsionin e kthyer në kapitalizmin tuaj familjarë që pasuron familjen dhe varfëron shtetin, varfëron çdo familje tjetër, çdo shqiptarë, me korrupsionin përmbi të gjitha me shtetin tuaj të së drejtës, askund nuk zhduket korrupsioni, por kudo shteti është funksional për të ndëshkuar korrupsionin,- deklaroi Braçe. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Terri Devis, tha Braçe deklaroi se ligji shkel të gjitha standardet e Këshillit të Evropës është i papranueshëm dhe cenon rëndë institucionet dhe liritë e të drejtat e njeriut në Shqipëri. Por, përsëri Kryeministri juaj, në hall të madh e familjarë, vijoi Braçe, doli e tha se Teri Devis kishte gjykuar gabim nisur nga përkthimi gabim i ligjit të Sali Berishës nga sabotatorët në administratën e tij, natyrisht shoqëruar me një sulm të pacipë ndaj Gjykatës Kushtetuese për të paralizuar gjykimin e tyre. BE e SHBA nuk kërkojnë opozitën në komisionin tuaj, por nuk duan ligjin tuaj anti kushtetues,- deklaroi Braçe. BE e SHBA, tha ai nuk kanë problem hapjen e dosjeve, as ne nuk e kemi problem hapjen e dosjeve, madje po ju pohojmë, të hapen dosjet me akses për të gjithë, për përmbajtjen e tyre, për të gjithë, por e përsëris, duke nisur nga Sali Berisha ose më mirë nga viktima, i përndjekuri politik Hysen Sheshori. Braçe iu drejtua qeverisë Berisha në sallën e Kuvendit se të parët qenë Amerikanët që denoncuan dhe sugjeruan mosmiratimin e ligjit tuaj që dhunon sistemin e drejtësisë. Kryeministri juaj në hall të madh e familjar, tha ai, e quajti qëndrimin personal të një ambasadori, të cilin ai e konsideron pa ndrojtje armik. Amerikanët dhunuan tashmë qëndrimin e qeverisë Amerikane, të Presidentit Xhorxh Bush, duke e cilësuar ligjin tuaj të papranueshëm dhe me probleme serioze,- u shpreh ai. Gjithashtu, Braçe tha se Kryeministri juaj në hall të madh e familjarë e quajti qëndrimin e qeverisë amerikane si qëndrim të një shteti që nuk ka përvojë në luftën kundër komunizmit, duke përdorur folklorin e tij për objekt barcaletash për të madh e për të vogël, për të çuditur shqiptarët me një ligj Europian. Edhe OSBE, vijoi ai, e quajti ligjin një problem serioz për drejtësinë dhe përsëri të papranueshëm. Por, përsëri Kryeministri ynë në hall të madh e familjarë nisi sulmin mbi prokurorët që hetojnë qeverinë e tij familjare të përfshirë në një sërë abuzimesh me 8 shifra, jo më dy sa ç'është rritja ekonomike, madje pohoj se kjo e gjitha qe sipas standardeve të Këshillit të Europës,- u shpreh ai. Braçe theksoi se BE e SHBA duan hetim dhe gjykim të paanshëm e ligjor nga institucionet ligjore në Shqipëri, për vrasjen shtetërore të 26 shqiptarëve të pafajshëm burra e gra, fëmijë, të rritur e foshnje në bark të nënës.