Braçe-Xhaferi, sherr për nudot e Ramës
>Rama, kritika Braçes për videot e Ivanajt
Fotot nudo të botuara në gazetën SOT të kryetarit të opozitës vazhdojnë të ngelen mollë sherri mes socialistëve dhe demokratëve. Megjithëse kanë kaluar thuajse dy vjet, këto foto janë kthyer në objekt anekdotash për politikën shqiptare. Edhe ditën e djeshme në seancën e parlamentit një debat i ashpër është zhvilluar midis deputetit socialist Braçe dhe atij demokrat Xhaferi për problemin e lakuriqësisë të kryesocialistit Rama. Ditën e djeshme parlamenti shqiptar u bë qendër spektakli ku socialistë dhe demokratë debatonin për lakuriqësinë e njëri tjetrit. Kështu, deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar demokratët funksionarët e qeverisë po bëjnë striptizëm, duke ju referuar rastit të zëvendësministrit të shëndetësisë Ivanaj. Deputeti Erion Braçe i ka dhuruar mazhorancës një rrip të cilin e dorëzoi në podiumin ku qëndronin ministrat e qeverisë Berisha. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Ferdinand Xhaderi i cili i është drejtuar mazhorancës se ky rrip i duhet kryetarit të tyre i cili ka dalë lakuriq para gjithë shqiptarëve. Këtë rrip, - ka thënë deputeti Xhaferi,- dorëzoja kryetarit tënd të cilin e ka parë gjithë Shqipëria dhe nuk ka gjethe fiku ta mbulojë. Në fakt ky incident është censuruar më pas nga shumica e mediave të cilat kanë marrë urdhër nga njeriu që nuk ka gjethe fiku që e mbulon sipas deputetit demokrat Xhaferi. Ndërkohë që sipas burimeve brenda PS, kryesocialisti Rama ka debatuar me Erion Braçen për vetë faktin që ka ngacmuar një temë që e prek në mënyrë të drejtpërdrejtë atë. Duke qenë se kjo çështje krijoi një sensibilitet aspak të kënaqshëm për kryetarin socialist, ky i fundit ka nisur një grumbull të madh mesazhesh në drejtimit të redaksive të lajmeve të shumë televizioneve që janë nën kontrollin e plotë të kryesocialistit Rama.