E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi:PD do të zbatojë ligjin e Dosjeve

>Pavarësisht presionit të institucioneve perëndimore për ligjin e hapjes së dosjeve, partia në pushtet, ajo demokratike duket e vendosur për ta zbatuar një ligj të tillë. Kështu u shpreh dje në Kuvend kryetari i grupit parlamentar Astrit Pazoti. Ai deklaroi dje se mazhoranca i mirëkupton shqetësimet e ndërkombëtare, por ka shtuar se Ligji i Lustracionit do të vihet në zbatim. "Ky ligj nuk ka qenë asnjëherë debat mes nesh dhe ndërkombëtareve, po ka qenë debat mes nesh dhe opozitës. Shqipërinë me Evropën e ndan mosdenoncimi i krimeve tëe komunizmit"-tha ndër të tjerash Patozi. Gjithashtu, Patozi U shpreh se ju keni qenë për hapjen e dosjeve, por ju keni frikë jo vetëm nga dosjet tuaja, por dhe nga të gjitha fijet që ju lidhin me ish regjimin. Ju duhet të çliroheni nga nostalgjia që keni për diktaturën,- tha Patozi.  Shqipërinë me Europën nuk e ndan procesi i lustracionit, i cili është një proces shumë normal dhe që është zhvilluar me shumë sukses në të gjithë vendet e ish- Lindjes komuniste, por Shqipërinë me Europën e ndan sidomos mosdistancimi për krimet kundër njerëzimit.,- theksoi Patozi. Ai vijoi se ne e kuptojmë shqetësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe kemi qëndrim të drejtë dhe të pastër për të. Ne kemi respektuar të gjitha vendimet e gjykatave, sidomos të gjykatës kushtetuese. Ne kemi një vendim të pastër interesi dhe për këtë është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe eksplicite Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Është një nder për ju që të distancoheni nga krimet e komunizmit, nga diktatura të distancoheni nga xhelatët e saj që ende vazhdojnë të kacaviren,- përfundoi Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›