Leskaj: Ligji i Dosjeve kundër linjës së BE
>Ne kemi qenë dhe jemi për hapjen e të gjitha dosjeve të atyre që janë në këtë sallë. Kështu është shprehur dje në Kuvend, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ajo theksoi se ne kemi depozituar një projekt për ligjin e Dosjeve. Dhe këtë ne nuk e kemi në bazë të këtij ligj, tha Leskaj. Ajo shtoi se këtë nuk e kemi thënë ne, por këtë e kanë thënë BE më së fundi.
Leskaj tha se këtë e kanë thënë dhe SHBA më përpara, pavarësisht se ju jeni përpjekur ta fshini, duke fshehur edhe bisedën me Dani Prif. Gjithashtu, Leskaj tha se këtë e ka thënë OSBE dhe gjithë partnerët ndërkombëtarë. Unë nuk besoj që në këtë vend ka shqiptarë mund ta mendonin që gjithë këta partnerë euroatlantik të tentojnë dhe të kenë këtë qëllim fshehje e krimeve të komunizmit. Ajo që do votoni ju sot është kundër kësaj linje dhe kundër BE,- u shpreh Leskaj. Prisja një reflektim ka kryetarja, reflektim nga zv/kryeministri ndaj deklaratës së djeshme të Parlamentit Europian që nuk do ta kisha besuar që arroganca, arbitrariteti dhe mungesa e konstruktivitetit do të shkonte deri në fund,- u shpreh Leskaj gjatë seancës së djeshme.