Grabitesi sulmon dy te moshuar ne shtepi
Delvine
Nje i moshuar mbeti i plagosur rende nga goditja me mjete te forta prej nje personi qe hyri per te grabitur ne banesen e tij.
Burime zyrtare nga policia lokale njoftuan se shtetasi Vaip Kapaj 30 vjec eshte arrestuar me akuzen se ka hyre ne banesen e dy te moshuarve ne Sarande per te vjedhur pasurine e tyre.
Autori i ngjarjes mesohet se ka ndeshur ne kundershtimin e dy te moshuarve dhe me pas ka ushtruar dhune fizike ndaj tyre duke i goditur me mjete te forta. Si pasoje e dhunes pronari i shtepise shtetasi Thoma Thanasi 78 vjec ka mbetur i plagosur rende. Ne ngjarje ka qene e pranishme edhe bashkeshortja e tij ndersa policia sqaron se dy te demtuarit jane banore te fshatit Mesopotam ne Delvine.