Lutaj: Policia zgjedhore, të sqarohet ministria
Partia Socialiste tha
dje se ka ndjekur
me vëmendje reagimin
e Ministrisë së
Brendshme, që i cilësoi të
papërgjegjshme deklarimet
për emërime politike
në Policinë e Shtetit.
"Punonjësit e policisë të
përmendur nga ana jonë,
edhe nga vetë drejtuesit
kryesorë të Policisë së Shtetit,
nuk mund të njehsohen
kurrsesi me këtë institucion
kaq të rëndësishëm
e aq më pak të
vlerësohen si kuadro që
kanë rezultate të larta në
luftën kundër trafikantëve
të armëve dhe
drogës", u shpreh deputeti
Pirro Lutaj. Ai tha se
shqetësimi nuk është
vetëm krijimi i policisë
elektorale, por edhe
përkeqësimi i situatës
kriminale dhe trafiqeve
në Shqipëri. "Patetizmi i
Ministrisë Brendshme që
e paraqiti Policinë e Shtetit
si institucionin më të
konsoliduar në vend,
zbehet teksa shikon
anarshinë që ekziston
brenda strukturave të saj,
për shkak të emërimeve
pa kriter", këmbënguli
Lutaj. Sipas tij, shifrat zyrtare
të publikuara në Prezantimin
Përmbledhës të
Veprimtarisë së Policisë së
Shtetit për vitin 2008, të
krahasuara me 1 vit më
parë, pra në vitin 2007, evidentojnë
këta tregues.
"Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit, me
një infantilizëm ekstrem,
mashtron teksa thotë se
është bazuar në statistika
zyrtare të Policisë Italiane
për problemin e narkotikëve,
dhe se gjatë vitit
2008 (sipas saj) janë nisur
drejt Italisë 17 herë më pak
narkotikë, krahasuar me
vitin 2007", nënvizoi Lutaj.
dje se ka ndjekur
me vëmendje reagimin
e Ministrisë së
Brendshme, që i cilësoi të
papërgjegjshme deklarimet
për emërime politike
në Policinë e Shtetit.
"Punonjësit e policisë të
përmendur nga ana jonë,
edhe nga vetë drejtuesit
kryesorë të Policisë së Shtetit,
nuk mund të njehsohen
kurrsesi me këtë institucion
kaq të rëndësishëm
e aq më pak të
vlerësohen si kuadro që
kanë rezultate të larta në
luftën kundër trafikantëve
të armëve dhe
drogës", u shpreh deputeti
Pirro Lutaj. Ai tha se
shqetësimi nuk është
vetëm krijimi i policisë
elektorale, por edhe
përkeqësimi i situatës
kriminale dhe trafiqeve
në Shqipëri. "Patetizmi i
Ministrisë Brendshme që
e paraqiti Policinë e Shtetit
si institucionin më të
konsoliduar në vend,
zbehet teksa shikon
anarshinë që ekziston
brenda strukturave të saj,
për shkak të emërimeve
pa kriter", këmbënguli
Lutaj. Sipas tij, shifrat zyrtare
të publikuara në Prezantimin
Përmbledhës të
Veprimtarisë së Policisë së
Shtetit për vitin 2008, të
krahasuara me 1 vit më
parë, pra në vitin 2007, evidentojnë
këta tregues.
"Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit, me
një infantilizëm ekstrem,
mashtron teksa thotë se
është bazuar në statistika
zyrtare të Policisë Italiane
për problemin e narkotikëve,
dhe se gjatë vitit
2008 (sipas saj) janë nisur
drejt Italisë 17 herë më pak
narkotikë, krahasuar me
vitin 2007", nënvizoi Lutaj.