Vdekjet në spitale, problematike
Kontrolli i Dobjanit vijoi edhe me rastet e vdekjeve dhe dhunës në spitalet psikiatrike. Rastet e vdekjeve të papritura dhe dhunës në këto spitale nuk janë parë në kuadrin e një standardizimi për trajtimin e tyre ligjor", thuhet në raport. Përveçse ekziston Urdhri i Mjekut, është e nevojshme, sipas zyrës së Avokatit të Popullit, që në çdo spital psikiatrik të jetë i ngritur një komision këshillimor që të marrë në analizë dhe të japë verdiktet e tij për rastet e dhunës. Në shtimin e këtyre rasteve, Avokati i Popullit mendon se mund të ndikojë edhe niveli i ulët arsimor dhe profesional i kujdestarëve. Ndaj dhe Ministrisë së Shëndetësisë i del si detyrë rishikimi i termave ekzistues për pranimin në këtë detyrë. Nga inspektimi rezultoi se personeli mjekësor ishte mjaft i rrezikuar nga pacientët, pasi nuk ekzistonin mjete efikase mjekësore dhe teknike për çmobilizimin e tyre në rast krizash akute psikike. Krahas kësaj, për çdo vdekje të papritur nuk duhej hezituar nga ana e mjekëve që të kryhet autopsia. Çdo ngjarje e tillë nuk mund të kalojë vetëm me një analizë me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë kuadër, Avokati i Popullit rekomandoi se duhet të vihen në zbatim edhe dispozitat e Ligjit Nr. 7830, datë 15.06.1994 "Për Autopsitë", i cili në rastet e vdekjeve brenda ambienteve spitalore kërkon vendimin e shefit të klinikës për kryerjen e autopsisë, edhe pse mund të hasen kundërshtime nga familjarët. Avokati i Popullit vërente se me gjithë interesimin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë shërbim, konstatohen vizita të pakta dhe në asnjë rast inspektime të mirëfillta të saj. Kjo është justifikuar deri diku me informacionin që shkëmbehet midis ministrisë dhe spitaleve për qëllime të ndryshme. Por, gjithsesi, kjo praktikë pune ngelet larg nevojës së një kontrolli sistematik dhe të plotë në kushte terreni. Një çështje tjetër, e cila kërkon një trajtim më vete, mbetet trajtimi i diferencuar i personelit mjekësor të shërbimit të psikiatrisë. Duke parë kushtet e vështira, problematikën e pacientëve dhe intensitetin e lartë të punës që zhvillohet me ta, vlen që kjo kategori mjekësh dhe stafi mjekësor të trajtohet në mënyrë të veçantë si nga paga, orët e punës, shpërblimet, mosha e daljes në pension etj.
Të sëmurët e rrezikshëm
Kërkimi i miratimit të masave të shtrimit të detyruar në gjykatë dhe heqja e të drejtës së kujdestarisë mbeten dy momente të paqarta dhe të pazbatuara siç duhet nga personeli mjekësor. Avokati i Popullit sugjeron se këto masa duhet të jenë pjesë e një procesi të dhënash dhe procedurash të parashikuara në rregulloret përkatëse, pasi nga praktika rezulton se personeli mjekësor është i paqartë në zbatimin e tyre. Dobjani deklaron se në asnjë rast shtrimi i detyruar nuk duhet të kryhet vetëm për personat me rrezikshmëri, por për të gjithë ata pacientë që nuk pranojnë vendimin për shtrim. Nuk duhet harruar kjo procedurë ligjore dhe duhet zbatuar me përpikëri, sepse në të kundërt personelit mjekësor i duhet të përballet me akuzën për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë etj.
Spitali i Elbasanit
Pacientë: 300
Kapaciteti: 310
Personeli: 190
Spitali i Vlorës:
Pacientë: 210
Kapaciteti: 240
Personeli: 153
Spitali i Shkodrës:
Pacientë: 70
Kapaciteti: 80
Personeli: 30