Berisha: Gabimet e Ina Ramës
Vetëm 141 ditë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare,
lideri i mazhorancës, Sali Berisha,
del hapur në mbrojtje të dy ministrave
të tij nën hetim. Në vlerësimin e Kryeministrit
deri më tani nuk ka dalë në dritë asnjë fakt që
vërteton implikimin e ish-ministrit Fatmir Mediu në
ngjarjen e "Gërdecit". Në një intervistë për "Zërin e
Amerikës", Berisha mbron edhe ish-ministrin e Transporteve,
Lulzim Basha, përballë investigimit që po
kryhet në lidhje me rrugën Durrës-Kukës. "Për rastin
e rrugës, çdo akt, çdo vendim është absolutisht kolektiv",
përsëriti Berisha. Për Gërdecin, vijoi ai, ka një vit
që botohen me qindra e qindra artikuj, nuk kanë qenë
në gjendje të faktojnë as edhe me elementin më të
vogël të implikimit për korrupsion të zotit Mediu. Berisha
nuk kurseu as kritikat e forta ndaj kryeprokurores
Ina Rama teksa aludoi se organi i akuzës po heton
padrejtësisht Mediun dhe është shmangur nga hetimi
ushtria. "Përse? Vetëm e vetëm, se në hierarkinë e
tyre, dikush, diku, duhej të dilte krejtësisht i paprekur.
Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për hetimin",
insistoi Berisha.
Zoti Kryeministër, Shqipëria sot ndodhet
përpara disa momenteve madhore. E kam
fjalën, pas disa muajsh Shqipëria pritet të
anëtarësohet në NATO, vendi ndërkohë
ndodhet përpara zgjedhjeve, që janë vlerësuar
si jetike këtë herë. Po ashtu, është një
moment tjetër që u diskutua edhe sot me
sekretaren Klinton, çështja e ligjit aq të debatueshëm
kohët e fundit të pastërtisë së
figurave.
Është e vërtetë kjo, por në takim, në të cilin sekretarja
shprehu vlerësimin më të lartë për ecurinë dhe
suksesin e reformave, u trajtua problemi i zgjedhjeve.
E garantova se për mua është një mision. Njeriu ka
detyra në punën e tij, por ndonjë prej tyre është madhore
dhe është mision. Për mua dhe qeverinë time,
këto zgjedhje të lira dhe të ndershme janë më kryesoret,
objektivi më madhor dhe i kërkova sekretares,
që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë numrin më të
madh të mundshëm të vëzhguesve, se këtë kërkesë
ia kam bërë kujtdo, edhe vendeve të tjera. Ku buron
ky optimizëm i imi për një proces zgjedhor të lirë dhe
të ndershëm? Po këtë ekspoze i bëra edhe sekretares.
Së pari, në zgjedhjet e 2007-ës, të gjitha raportet kanë
qenë, kanë faktuar, që qeveria nuk ka ndërhyrë. Kjo
ishte një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për qeverinë
dhe për Kryeministrin e qeverisë. Në raport është
bërë fjalë për çështje teknike, serioze, por teknike.
Atëherë cila është situata sot nga 2007? Diametralisht
e kundërt. Janë dixhitalizuar 14 mijë regjistra, pra
është kompletuar tërësisht dixhitalizimi i regjistrit civil.
Së dyti, ekzistojnë lista të plota dixhitale të votuesve.
Së treti, janë pastruar të gjitha dublimet. Katër, është
vendosur sistemi i ri i adresave, që po shkon drejt përfundimit.
Pesë, qytetarët shqiptarë po pajisen me
dokumente identifikimi më të kohës. Pra, një infrastrukturë
të tillë moderne, që Shqipëria s‘e ka pasur
kurrë më parë. Tjetër, konsensualisht, vendosëm për
Kodin e ri Zgjedhor dhe po kaq në mënyrë konsensuale,
zgjodhëm komisionin elektoral.
Një ndër çështjet ishte edhe ligji i pastërtisë
së figurave. A ju shqetëson ju fakti se
sekretarja e Shtetit e ngre këtë çështje në
takimin me ju?
Jo, ligje për pastërtinë e figurave janë ngritur kudo.
Vetëm një gjë mund t‘ju siguroj juve dhe shqiptarët,
se sekretarja e Shtetit kishte një vetëdije të plotë për
krimet e tmerrshme të kryera në Shqipëri nga regjimi
totalitar, krime kundër njerëzimit. Ajo e njihte shumë
mirë këtë problematikë. Unë e sigurova dhe u ndamë
me mirëkuptim të plotë me njëri-tjetrin, që ky ligj nuk
përdoret për të bërë gjahun e kundërshtarëve dhe ne
e kemi faktuar këtë me amendimet që i bëmë me
kërkesën e opozitës. E dyta, gjithçka do të zhvillohet
në përputhje me rregullat e shtetit ligjor dhe në këtë
pikë kishte mirëkuptim të plotë.
Zoti Kryeministër, ju erdhët në pushtet
në emër të luftës kundër korrupsionit dhe
bëtë premtime të mëdha në atë kohë.
Ndërsa mandatit tuaj të parë po i afrohet
fundi, a jeni në gjendje të shkoni para elektoratit
dhe të thoni: Po, unë Sali Berisha
i mbajta premtimet që ju bëra për luftën
kundër korrupsionit?
Absolutisht po dhe me faktet më të pamohueshme.
Cilat janë? Le të më gjejë kush një qeveri
tjetër që në 3 vjet të ketë vjelë, në proporcion, 3.2 miliardë
dollarë nga taksat dhe tatimet, që të ketë shkurtuar
nga 3% me 2% të prodhimit të brendshëm shpenzimet
e administratës, që të ketë kursyer mbi 500
milionë euro në prokurime, në 3 vjet, pra pa llogaritur
këtë vit. Janë rreth 4 miliardë dollarë më shumë se
ç‘ishin në 3 vjet më parë. E dyta. Ka një organizatë që
vlerëson korrupsionin. Çfarë thotë "Transparency
Internacional"? Qeveria e Sali Berishës ishte kampione
në reformat e saj kundër korrupsionit dhe se këto
reforma, Shqipërinë, nga 24 vendet më të korruptuara
të planetit, e bënë që të lerë mbrapa 95 vende, të
vlerësohet si më e mira në rajon, si ndër 10 vendet më
të suksesshme për luftën kundër tij vitin që kaloi. A
ka korrupsion? Sërish ka korrupsion. Por a ka një betejë
në vazhdim kundër korrupsionit? Absolutisht po.
Duke filluar nga janari i këtij viti, Shqipëria bëhet i
vetmi vend në planet që ndalon të gjitha format e tjera
të prokurimit, përveç prokurimit elektronik. Edhe të
tjerë bëjnë prokurime elektronike, por i aplikojnë
vetëm pjesërisht, kurse ne plotësisht. A ka avancime
të tjera? Kemi hequr dy të tretat e licencave dhe lejeve
si çerdhe korrupsioni. Ato që kanë mbetur me USAIDin
po i grupojmë në një One-Stop-Shop. Pra, kjo është
një betejë e vazhdueshme. Janë penalizuar mbi 160
zyrtarë të të gjitha niveleve, çka do të thotë se edhe
ligji po bëhet për ata që preken nga korrupsioni.
Megjithatë, si politikan, ju jeni i
vetëdijshëm për çështjen e imazhit. Imazhi
i Shqipërisë është ende ai i një vendi me
korrupsion të përhapur. Qeveria juaj ka dy
ministra, njëri i dorëhequr, tjetri nën hetime,
me raste madhore, siç është çështja e Gërdecit
dhe përshtypja është që qeveria nuk
po ndihmon sa duhet për zbardhjen e tyre.
Ju jeni gazetar. Në qoftë se bëjmë një kontroll në të
gjithë historinë e drejtësisë botërore, që nga koha romake
e deri sot, nuk gjen një rast të vetëm, me përjashtim
të këtij që ndodhi në Shqipëri, që të gjykohen
aktet kolektive. Në qoftë se shkohet në një absurd të
tillë, ku çdo gjë tjetër veç parimit, ka mundësi, atëherë
kjo është çështje jo e qeverisë. Për rastin e rrugës, çdo
akt, çdo vendim është absolutisht kolektiv. Pra, çdo
qëndrim tjetër është në thyerje të parimeve më
themelore të të gjitha kohërave. Megjithatë, pavarësisht
nga kjo, është kjo shumicë që i ka hequr imunitetin
ministrit, në përputhje me zotimin e saj të plotë,
se çdo kërkesë e Prokurorisë për heqje imuniteti, do
të gjejë miratimin e saj. Së dyti, për Gërdecin, ka një
vit që botohen me qindra e qindra artikuj, nuk kanë
qenë në gjendje të faktojnë as edhe me elementin më
të vogël të implikimit për korrupsion të zotit (Fatmir)
Mediu. Kam qenë i pari, e kam shtyrë dhe kam bërë
çdo përpjekje që Prokuroria ta hetojë në mënyrën më
të gjithanshme. I kam thënë zotit Fatmir Mediu, që në
qoftë se ka një njeri në botë, që ka nevojë të hetohet,
je ti. Dhe ka dhënë dorëheqjen. I kemi hequr imunitetin.
Por ata që paraqitën kërkesën për imunitet, në
mënyrë tërësisht sikundër s‘duhet të ishte, se ky ka
anashkaluar ushtrinë, në një kohë kur janë mbi 30
dokumente, ku secili prej tyre ka jo më pak se 4 deri në
6 firma ushtarakësh, ata fyejnë kombin e tyre, fyejnë
parimet me të cilat drejtojnë, sepse në një vend të lirë,
në një shoqëri të lirë, mund të bësh politikë me këtë
mënyrë, por nuk bën dot kurrë drejtësi. Por çfarë ishte
çështja? A ishte ushtarake, apo jo? Aq sa është
predha ushtarake, aq sa është baroti ushtarak, aq sa
është depoja ushtarake, të gjitha këto ishin ushtarake.
Pra, u përzgjodh një linjë, e cila vetëm përgjegjësinë
nuk e nxjerr. Megjithatë, në qoftë se kemi reaguar,
kemi reaguar se ajo ishte një fyerje, ishte një papërgjegjshmëri
ekstreme, që mund të bëhej. Të gjithë
ishim dakord të hetohej. Por, të spostosh të tjerët, do
të thotë të devijosh nxjerrjen e përgjegjësive. Përse?
Vetëm e vetëm, se në hierarkinë e tyre, dikush, diku,
duhej të dilte krejtësisht i paprekur. Kjo është jashtëzakonisht
e dëmshme për hetimin.
Zoti Berisha, marrëdhëniet tuaja me shtypin,
me drejtësinë. A është Sali Berisha siç
kritikohet në shtyp, që kërkon t‘i vejë nën
kontroll shtypin dhe drejtësinë?
Marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Kjo qeveri i ka
krijuar hapësirën më të madhe drejtësisë. Sa zyrtarë
të kësaj qeverie janë penalizuar? Sa janë burgosur?
Ndonëse flihet mbi dosje të mëdha korrupsioni të
qeverisë së mëparshme, dhe janë jo më pak se 400,
është kjo qeveri e cila e falënderon drejtësinë, se
gjykon dhe se la mënjanë pa dënueshmërinë, e cila
rrënon më shumë se gjithçka tjetër, moralin e një shoqërie.
Unë u kam thënë disa herë, publikisht dhe privatisht
bashkëpunëtorëve të mi se e keqja e madhe e
vendit do të ishte po të mos dënonin. Ata dënojnë në
mënyrë asimetrike, dhe natyrisht pushteti duhet
mbajtur më përgjegjës. Pra, nuk ka në mënyrë absolute
ndërhyrjeje. Cili proces është bllokuar nga kjo
qeveri? E kundërta është e vërtetë. Shumica e këtyre
proceseve kanë në origjinë dosje të dërguara nga kjo
qeveri. Së dyti, mediat. Më thoni, a dini ndonjë vend
tjetër, ku administrata të ketë ndaluar padinë civile,
apo penale ndaj gazetarëve?
Zoti Berisha edhe një pyetje të fundit. Në
gati 2 dekadat e fundit ju jeni marrë intensivisht
me politikë dhe është e vështirë të
gjesh një zhvillim politik në Shqipëri që nuk
mban vulën tuaj, ose emrin tuaj direkt, ose
indirekt. Nëse do të flasim sot për
trashëgiminë tuaj më të madhe, cila do të
ishte ajo? Do të ishte anëtarësimi i Shqipërisë
në NATO, rruga Durrës-Kukës, apo
diçka tjetër?
Unë besoj se kjo është një pyetje që po i bëhet një
njeriu, i cili kurrë nuk mendon për historinë, por vetëm
për njerëzit dhe për jetën e tyre të përditshme. Megjithatë,
nuk mund të them se pas 20 vjetësh, po të kthesh
kokën prapa, nuk sheh që është një Shqipëri 20 herë
më e ndryshme. Kjo është e vërteta, pavarësisht nga
vështirësitë që ka. Unë besoj se jam përpjekur me të
gjitha forcat që të jem serioz me reformat. Këto kanë
bërë që Shqipëria të ketë shpresë në ekonominë e saj.
Unë besoj se reformat bënë që integrimi të ecë. Kjo
është e vërtetë. Mund të them, se pa mbështetjen e
Shteteve të Bashkuara nuk do ta merrnim anëtarësinë
në NATO, por edhe pa reformat tona dhe pa suksesin e
tyre, nuk do ta merrnim anëtarësimin. Unë jam dëshmitar
i shumë e shumë takimeve këto tre vjet, i një skepticizmi
që ekzistonte qysh në fillim. Pra, edhe procesi i
integrimit është një gjë që… nuk mund të them se është
trashëgimi e imja, por është përpjekje e përbashkët dhe
unë kam luajtur atë rol që më ka takuar të luaj. Përndryshe,
edhe një herë e theksoj, se historia është e shkuar,
e ardhmja është pasioni im.