Braçe: Paratë e vjedhura investohen në gjirin e Lalëzit
Opozita akuzoi dje atë çka
e cilëson si rrjet familjar
të Kryeministrit, se
paratë e abuzimeve në
tendera po i investon në gjirin e Lalëzit.
Nënkryetari i grupit parlamentar
të Partisë Socialiste, Erion
Braçe, zbriti për inspektim në
këtë zonë, ku evidentoi disa abuzime.
Sipas tij, investimi për asfaltim
në rrugën "Gjiri i Lalëzit", me vlerë
870 mln lekë, ose afërsisht 10 mln
dollarë, ka nisur të ndërtohet në
janar 2007. "Siç tregon edhe tabela,
ajo duhet të mbaronte në janar
2009, gjë që presupozon jo vetëm
mbulimin me financim brenda vitit
2008, por edhe dorëzimin dhe
vënien në shfrytëzim të rrugës
brenda 31 janarit të 2009-ës", theksoi
Braçe. Socialistët argumentojnë
se për fat të keq rruga nisi të ndërtohet
si rrugë elektorale 20 ditë përpara
zgjedhjeve lokale të vitit 2007
dhe pikërisht për këtë arsye jo vetëm
që nuk ka mbaruar, por të dhënat
në terren e tregojnë të largët ditën
kur do të mbarojë. "Rruga është e
gjatë 20 km dhe koha prej 24 muajsh
e ndërtimit të saj ka qenë më se
e mjaftueshme (833 metra në muaj
për t‘u ndërtuar)", nënvizoi Braçe.
Në vlerësimin e drejtuesit socialist,
po t‘i referohemi deklaratës së Sali
Berishës, se qeveria e tij së bashku
me kompanitë e kontraktuara
punojnë 24 orë në ditë, me tre
turne, rezulton që të ketë pasur në
dispozicion 17520 orë pune, me një
fjalë duhej të ndërtonte 110 cm
rrugë në orë. Kjo nuk ka ndodhur!
"Nevoja e banorëve të kësaj zone
po shfrytëzohet kriminalisht nga
qeveria për të rritur vlerën e
pronave të saj të përfituara në
mënyrë të paligjshme, ose të blera
për një copë bukë nga banorët e
varfër të zonës në gjirin e Lalëzit",
u shpreh Braçe. Një vit më parë,
kujtoi ai, në Parlament kam
treguar njoftimin e një kompanie
imobiliare që shpallte Argita
Malltezin si konsulente ekskluzive
të kësaj kompanie në shitblerjen e
pasurive të paluajtshme. Bashkë
me të dhe njoftimin se kompania
kishte nxjerrë në shitje 2.4 mln
metra katrorë tokë në gjirin e Lalëzit
të disponuara me certifikatë
qeveritare, thuhet në njoftim",
konstatoi Braçe. Opozitarët mendojnë
se rruga dhe ky njoftim është
shembulli më i mirë që sjell në
evidencë të njëjtën skemë si ajo e
Damir Fazlliç në Porto Romano, sipas
së cilës përdoren vendimet
politike të qeverisë, si dhe paratë
publike të shqiptarëve për të rritur
vlerën e pronave të paligjshme
të pushtetarëve.
e cilëson si rrjet familjar
të Kryeministrit, se
paratë e abuzimeve në
tendera po i investon në gjirin e Lalëzit.
Nënkryetari i grupit parlamentar
të Partisë Socialiste, Erion
Braçe, zbriti për inspektim në
këtë zonë, ku evidentoi disa abuzime.
Sipas tij, investimi për asfaltim
në rrugën "Gjiri i Lalëzit", me vlerë
870 mln lekë, ose afërsisht 10 mln
dollarë, ka nisur të ndërtohet në
janar 2007. "Siç tregon edhe tabela,
ajo duhet të mbaronte në janar
2009, gjë që presupozon jo vetëm
mbulimin me financim brenda vitit
2008, por edhe dorëzimin dhe
vënien në shfrytëzim të rrugës
brenda 31 janarit të 2009-ës", theksoi
Braçe. Socialistët argumentojnë
se për fat të keq rruga nisi të ndërtohet
si rrugë elektorale 20 ditë përpara
zgjedhjeve lokale të vitit 2007
dhe pikërisht për këtë arsye jo vetëm
që nuk ka mbaruar, por të dhënat
në terren e tregojnë të largët ditën
kur do të mbarojë. "Rruga është e
gjatë 20 km dhe koha prej 24 muajsh
e ndërtimit të saj ka qenë më se
e mjaftueshme (833 metra në muaj
për t‘u ndërtuar)", nënvizoi Braçe.
Në vlerësimin e drejtuesit socialist,
po t‘i referohemi deklaratës së Sali
Berishës, se qeveria e tij së bashku
me kompanitë e kontraktuara
punojnë 24 orë në ditë, me tre
turne, rezulton që të ketë pasur në
dispozicion 17520 orë pune, me një
fjalë duhej të ndërtonte 110 cm
rrugë në orë. Kjo nuk ka ndodhur!
"Nevoja e banorëve të kësaj zone
po shfrytëzohet kriminalisht nga
qeveria për të rritur vlerën e
pronave të saj të përfituara në
mënyrë të paligjshme, ose të blera
për një copë bukë nga banorët e
varfër të zonës në gjirin e Lalëzit",
u shpreh Braçe. Një vit më parë,
kujtoi ai, në Parlament kam
treguar njoftimin e një kompanie
imobiliare që shpallte Argita
Malltezin si konsulente ekskluzive
të kësaj kompanie në shitblerjen e
pasurive të paluajtshme. Bashkë
me të dhe njoftimin se kompania
kishte nxjerrë në shitje 2.4 mln
metra katrorë tokë në gjirin e Lalëzit
të disponuara me certifikatë
qeveritare, thuhet në njoftim",
konstatoi Braçe. Opozitarët mendojnë
se rruga dhe ky njoftim është
shembulli më i mirë që sjell në
evidencë të njëjtën skemë si ajo e
Damir Fazlliç në Porto Romano, sipas
së cilës përdoren vendimet
politike të qeverisë, si dhe paratë
publike të shqiptarëve për të rritur
vlerën e pronave të paligjshme
të pushtetarëve.