Rama nga Fieri: Berisha, një tutor
Konfigurimi i Parlamentit të
ardhshëm dhe politikës
ishte objekti i takimit të kreut
të socialistëve, Edi Rama, në Rrethin
e Fierit. Në fjalën e mbajtur në
Patos, përpara mjaft vullnetarëve
të rinj që i ishin bashkuar motos
"Vullnetarët e bashkimit të ri për
ndryshim", Rama e cilësoi Kryeministrin
Sali Berisha si një tutor,
ndërkohë që qeverinë e akuzoi për
punë të pista në favor të oborrit të
Kryeministrit. "Dhe ja ku jemi sot,
18 vjet më vonë, pasi me forcën e të
papushtetshmëve Shqipëria hapi
rrugën e Evropës në kulmin e
keqqeverisjes, nën dhunën e
përditshme të interesave të korrupsionit
që i ka rrënjët në oborrin
kryeministror", u shpreh Rama.
Këto interesa, vijoi ai, në fakt kanë
vetëm një tutor dhe ky është njeriu
që në vitin 2005 mori votat tuaja për
të drejtuar qeverinë me duar të
pastra. "Sali Berisha, pas 141 ditësh
do të largohet bashkë me qeverinë
për shkak të një mali me punë të
pista", nënvizoi kreu i opozitës
Rama. Sipas tij, pasiguria rritet vit
pas viti, ndërsa shqiptarët dhe shqiptaret,
ata që përbëjnë shumicën
e papushtetshme, janë të pambrojtur
në rrugë, janë të pambrojtur në
punë", këmbënguli Rama. Zgjedhjet
e 28 qershorit në vlerësimin e
Ramës nuk janë zgjedhjet e disa
partive, nuk janë zgjedhjet e disa
politikanëve, ato janë zgjedhjet e
qytetarëve. "Mua dhe ju të gjithëve
nuk na duhet një fitore për të ndërruar
qeverinë e disave me qeverinë
e disa të tjerëve, por na duhet një
fitore për të ndërruar epokën e politikës
së vjetër të politikanëve, me
epokën e politikës së re të qytetarëve",
argumentoi Rama. "Mua dhe
juve, tha ai, nuk na duhet një fitore
për të çuar në Parlament 71 njerëz
nga tanët, por na duhet një fitore
për ta kthyer Parlamentin nga një
harem të politikës së vjetër të tradhtive,
sherreve, shpifjeve, fyerjeve në
emër të popullit, në vendin ku të
zgjedhurit prej nesh janë krenaria
dhe jo turpi ynë". Thirrjes së një
pjesëmarrësi nga salla, "Rroftë
Edi Rama", kreu i PS iu përgjigj:
"Tha rroftë Edi Rama, se i duhej
të ikte. Nuk është problemi se sa
do të rroj unë apo ti, por si do të
rrojmë unë edhe ti"
ardhshëm dhe politikës
ishte objekti i takimit të kreut
të socialistëve, Edi Rama, në Rrethin
e Fierit. Në fjalën e mbajtur në
Patos, përpara mjaft vullnetarëve
të rinj që i ishin bashkuar motos
"Vullnetarët e bashkimit të ri për
ndryshim", Rama e cilësoi Kryeministrin
Sali Berisha si një tutor,
ndërkohë që qeverinë e akuzoi për
punë të pista në favor të oborrit të
Kryeministrit. "Dhe ja ku jemi sot,
18 vjet më vonë, pasi me forcën e të
papushtetshmëve Shqipëria hapi
rrugën e Evropës në kulmin e
keqqeverisjes, nën dhunën e
përditshme të interesave të korrupsionit
që i ka rrënjët në oborrin
kryeministror", u shpreh Rama.
Këto interesa, vijoi ai, në fakt kanë
vetëm një tutor dhe ky është njeriu
që në vitin 2005 mori votat tuaja për
të drejtuar qeverinë me duar të
pastra. "Sali Berisha, pas 141 ditësh
do të largohet bashkë me qeverinë
për shkak të një mali me punë të
pista", nënvizoi kreu i opozitës
Rama. Sipas tij, pasiguria rritet vit
pas viti, ndërsa shqiptarët dhe shqiptaret,
ata që përbëjnë shumicën
e papushtetshme, janë të pambrojtur
në rrugë, janë të pambrojtur në
punë", këmbënguli Rama. Zgjedhjet
e 28 qershorit në vlerësimin e
Ramës nuk janë zgjedhjet e disa
partive, nuk janë zgjedhjet e disa
politikanëve, ato janë zgjedhjet e
qytetarëve. "Mua dhe ju të gjithëve
nuk na duhet një fitore për të ndërruar
qeverinë e disave me qeverinë
e disa të tjerëve, por na duhet një
fitore për të ndërruar epokën e politikës
së vjetër të politikanëve, me
epokën e politikës së re të qytetarëve",
argumentoi Rama. "Mua dhe
juve, tha ai, nuk na duhet një fitore
për të çuar në Parlament 71 njerëz
nga tanët, por na duhet një fitore
për ta kthyer Parlamentin nga një
harem të politikës së vjetër të tradhtive,
sherreve, shpifjeve, fyerjeve në
emër të popullit, në vendin ku të
zgjedhurit prej nesh janë krenaria
dhe jo turpi ynë". Thirrjes së një
pjesëmarrësi nga salla, "Rroftë
Edi Rama", kreu i PS iu përgjigj:
"Tha rroftë Edi Rama, se i duhej
të ikte. Nuk është problemi se sa
do të rroj unë apo ti, por si do të
rrojmë unë edhe ti"