Luter King dhe Gandi në Shqipëri
Shumë njerëz janë ende duke pritur për Martin Luter Kingun apo për Mahatma Gandin që të rikthehen. Në mos ata vetë, të paktën ndonjë rimishërim të tyre. Sepse vetëm kështu Shqipëria do të kishte sërish shpresë. Vetëm kështu do të ngrihej peshë entuziazmi i një populli të tërë, që të luftonte pastaj për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e veta në një vend demokratik.
Lideri i opozitës bëri thirrje për të dalë në shesh në datën 10 tetor. Duhet të kuptojmë që nuk po ngrihen njerëzit në protesta thjesht dhe vetëm për të rihapur disa kuti. Këtu nuk jemi duke luajtur "Kutia e fundit" dhe ne si qytetarë të këtij vendi, thjesht kemi kuriozitetin e spektatorit për të parë se çfarë do këtë aty brenda. Në një vend ku shkelen liritë, ku Maliqi triumfon mbi ligjin, ku në emër të popullit ekzekutohet vetëm ai, nuk ka hiç vend për show.
Nuk është fjala për t‘iu bashkuar Edi Ramës, Partisë Socialiste apo opozitës, për të bërë pak zhurmë nëpër sheshe që pastaj qeveria të na gatuajë të njëjtin përshesh.
Në datë 10 tetor bëhet fjalë për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe të vërtetën. Dhe këto nuk janë monopole të asnjë politikani, por pasuri e paluajtshme e kombit.
Edhe nëse do të ishe ti, duke e pikturuar realitetin në vendin tim, me siguri do të ishte po kaq i zymtë dhe mjeran. E megjithatë, shumë pak bëjmë për ta ndryshuar gjithë këtë. Në disa raste flasim dhe ankohemi, në disa të tjera nuk e hapim gojën fare. Pastaj i japim vetes qindra arsyetime ngushëllimtare se përse rrimë në vend. Dhe me kaq mbyllet një ditë, për të nisur një tjetër, e njëjtë me të parën. Është si puna e një rrethi vicioz, në të cilin ndihemi të asfiksuar. Por në vend që të luftojmë për të dalë prej tij, përpiqemi të mësohemi me të. Është e vërtetë që mjetet tona mund të jenë të kufizuara, që mundësitë tona si qytetarë mund të jenë të ngushta, nëse bëhet fjalë për t‘u bërë opozitë problemeve që qeveria na sjell. Por, a është kjo një arsye e fortë dhe e mjaftueshme për të mos bërë as edhe një gjë? Gjithçka i duhet keqqeverisjes për të qenë e suksesshme, është që njerëzit të rrinë duarkryq.
Dhe ky realitet është i tillë, jo vetëm për shkak të atyre që keqqeverisin, por edhe për shkak të atyre që bëjnë sehir. Dëshpërimi nuk është përgjigje. As dorëzimi nuk është. Ato vetëm të çojnë në indiferencë. Që me siguri është një ndëshkim... që po ia bëjmë vetes. Dhe çmimi i kësaj indiference dhe apatie është që ne po qeverisemi nga njerëz të cilët nuk i duam.
Vjen një kohë kur e kupton që tek e fundit nuk janë kritikët ata që kanë rëndësinë më të madhe. Nuk kanë shumë vlerë ata që drejtojnë gishtin drejt Edi Ramës për të thënë që ja, njeriu i suksesit, ai që dëshironte të fitonte i vetëm kundër të gjithëve, tani po përpëlitet.
Në një situatë si kjo e tanishmja, ajo çka me të vërtetë ka rëndësi, janë njerëzit e zakonshëm, të gatshëm për t‘u shndërruar në gladiatorë të mbrojtjes së lirisë..
Këtu bëhet fjalë për një konflikt që ekziston midis një pale të fuqishme, që është qeveria me gjithë shtypjen e saj. Dhe një palë tjetër, që edhe pse pafundësisht më e shumtë në numër, ndihet e pafuqishme. Nëse ti si qytetar, lan duart në këtë konflikt, të siguroj se nuk je duke qëndruar neutral. Je duke mbajtur anën e më të fortit. Ne nuk mundemi ta injorojmë politikën, pavarësisht se sa shumë mund ta duam këtë gjë. Sepse nuk mundemi të injorojmë mirëqenien tonë, të sotmen dhe të ardhmen tonë. Qytetarët mund ta kthejnë politikën përsëri në jetë, t‘i bëjnë politikanët të përgjegjshëm dhe të bëjnë që ata të japin llogari përpara zgjedhësve të tyre. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë.
Në këtë prizëm, nëse vetëm vazhdojmë të presim dhe të shpresojmë, as edhe një gjë nuk do të ndodhë. Ndryshimi nuk do të vijë vetvetiu, evolucioni nuk do të ndodhë më kot. Ndërsa presim që të bjerë bukë nga qielli, toka që kemi ndër këmbë do të bëhet gjithnjë edhe më e fortë.
Thirrjen për të dalë në shesh duhet ta shohim në një këndvështrim të drejtë qytetar. Çdokush që ka mundësinë për të bërë diçka, ka në të njëjtën kohë, edhe përgjegjësinë për të bërë diçka. Si të tillë duhet ta shohim protestën e 10 tetorit. Dikush mund të mendojë se një protestë është shumë pak. Dhe mbase ka të drejtë. Por është një pikënisje ama. Gabimi më i madh që mund të bëjmë është që të mos bëjmë asgjë, sepse ajo që mund të bëjmë na duket pak. Ndoshta unë jam vetëm një, por përsëri ama jam një. Me siguri unë nuk mund të bëj gjithçka, por ama unë mund të bëj diçka. Dhe pikërisht sepse nuk mund të bëj gjithçka, nuk do të refuzoj kurrsesi që të bëj atë pak që mundem të bëj.
Tani është koha për të bërë veprime të zgjuara dhe jo për të vajtuar. Është koha për idealizëm dhe jo për ideologji, për veprime dhe jo vetëm për fjalë ngushëlluese. Të dish nuk është mjaftueshëm. Duhet edhe të veprosh. Veprimi dhe entuziazmi është antidoza e dëshpërimit dhe apatisë. Sepse ne si qytetarë, nuk duhet të bëhemi të pandjeshëm dhe pasiv, tamam porsi sistemi të cilit i kundërvihemi.
Prandaj, protesta e datës 10 tetor ishte përtej përmasave partiake. Ajo ka të bëjë me një komb që ngrihet për të mbrojtur lirinë, demokracinë, të vërtetën e tij; ka të bëjë me një qytetar që nuk i lan duart porsi Ponc Pilati; me një popull që përpiqet të ndalë eksodin e mundimtë të tij. Protesta e 10 tetorit ka të bëjë më një komb që nuk vazhdon të presë i pashpresë Martin Luter Kingun apo Mahatma Gandin, sepse e kupton që ai vetë është i tillë: Mesia - Gladiator.