Në 2010 parashikohet rritje e huas publike. Totali, 720 miliardë lekë
I gjithë borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të rritet me rreth 50 miliardë lekë, duke prekur totalin, afërsisht 720 miliardë lekë. Në totalin e borxhit përfshihen kreditë, donacionet, të marra brenda dhe jashtë vendit. Duke e pasur parasysh numrin e popullsisë (3.6 milionë), mesatarja e çdo shqiptari që i takon të shlyejë të gjithë borxhin shkon në rreth 200 mijë lekë të reja ose 2200 dollarë. Çdo vit qeveria paguan detyrimet që ka ndaj vendeve dhe bankave të ndryshme, të huaja apo vendase, në raport me planin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).
Sa u takon bankave vendase, qeveria u ka borxh rreth 448 miliardë e 340 milionë lekë, kurse të huajve u detyrohet afërsisht 271 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2009, borxhi total për vitin tjetër parashikohet rreth 50 miliardë lekë. Pavarësisht rritjes së borxhit, në raport me GDP-në, parashikohet rënie e deficitit buxhetor, nga 6.4 për qind që është aktualisht, në 3.8 për qind.
Të dhënat e fundit janë aprovuar nga qeveria gjatë rishikimit të kuadrit makro-ekonomik 2009-2012.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, stoku i borxhit publik në muajin qershor arriti 54.05 për qind të PBB-së, ndërsa deri në vitin 2009 parashikohet të arrijë mbi 57 për qind. Sa i takon vitit 2010, qeveria parashikon një reduktim të borxhit me rreth 2 pikë përqindje.
Nga moria e shifrave të publikuara së fundmi nga Ministria e Financave, vihet re se vazhdon trendi në rritje i disbursimeve. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, disbursimet janë në vlerën 215 milionë e 148 mijë euro. Në këtë shifër janë përfshirë 95 milionë euro të disbursuara nga huaja për mbështetjen buxhetore. Në korrik, qeveria mori edhe këstin e dytë, rreth 97 milionë euro të kredisë Durrës-Kukës.