E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutjet e Edi Ramës që të mos ngrihet komisioni i kutive

20-12-2010 / Gazeta 55

Loja e bllokimit të institucioneve ka shkuar shumë larg dhe tani kreu i PS po bën çmos që të pamundësojë ngritjen e komisionit hetimor për hapjen e kutive. Numërimi i Shkodrës ka zbuluar pozicionin e vështirë të Edvinit dhe e gjithë energjia politike tani është përqendruar tek kleçkat që do vështirësojnë hetimin. Por sot demokratët janë përgatitur për votën “pro” në Komisionin e Ligjeve, por bashkë me votën, nis edhe procedura për delegjitimimin e politikës së bojkotit

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka paralajmëruar sot diskutimin dhe miratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009. Ky moment, aq shumë i dëshiruar për Edi Ramën prej më se një viti e gjysmë, vetëm sot nuk do të dëshironte të përfundonte me konstituimin e këtij komisioni.
Arsyeja merret me mend...
Vendimi i bërë publik tashmë, i Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, e ka çarmatosur Edi Ramën nga preteksti i vjedhjes së votave. Hapja e kutive dhe rinumërimi i votave të këtij qarku, rrëzoi në formë paradhënie, pretendimin prej më se një viti e gjysmë të Edi Ramës. Pas këtij vendimi, kryesocialisti, i cili tashmë ka marrë konfirmimin ligjor se pretendimet e tij për vjedhje votash, ishin, as më shumë e as më pak, pretekste, ka kuptuar se është iluminuar tërësisht, se një hetim i zgjedhjeve, nga një komision parlamentar, jo vetëm do t’i jepte grushtin përfundimtar “aksionit politik” të tij “për hapje kutish”, por do ta zhvishte atë nga të gjitha justifikimet prej më se një viti e gjysmë, për mbajtjen peng të PS-së, por edhe për tentativat e dështuara për frenimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët.
Edi Rama e ka tashmë të qartë, të paktën prej rreth një muaji, ku ai u njoh me vendimin e Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, kohë që korrespondon me heqjen dorë nga rinumërimi i votave, se ky proces, jo se jo, por as hetimi nga nja komision parlamentar, “nuk do të çojë ujë në mullirin e tij”.
Në këtë situatë, kur dështimi i “aksionit politik” për “hapje kutish”, ka marrë në formë paradhënie edhe konfirmimin e Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, Edi Rama, është më shumë i dëshiruar që ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar, të mos votohet sot.
Këtë dëshirë të tij, Edi Rama, më shumë se sa sakrifikimi i zgjedhjeve, e dëshiron shumë më shumë, për ta përdorur si alibi, në zhurmimin e tij, sot, nesër, pasnesër..., deri të paktën në zgjedhjet lokale, për të pretenduar evidentimin e mos-hetimit të mundshëm të zgjedhjeve, nga mungesa e vullnetit të mazhorancës.
Duke e mësuar fundin e këtyre e hetimeve, të paktën që prej rreth një muaji, kohë që korrespondon me vendimin e Prokurosisë së Rrethit të Shkodrës për votat e kutive të këtij qarku, Edi Rama, më shumë se sa konfirmimi i ëndrrës së tij, prej më se një viti e gjysmë se “votat ia kanë vjedhur në 28 qershor 2008”, ka nevojë për moskonsituimin e kësaj ëndrre...
... Në të kundërt, ai nuk ka se si të justifikohet për lënien pa rroga për 6 muaj të deputetëve socialistë. Po ashtu, ai nuk ka si të justifikojë, shkarrëzitjen në rrugë të, bie fjala, Arta Dades, apo Erion Braçes. Edi Rama, nuk ka si të justifikojë, as sakrificën e Elsa Lilës, e cila u detyrua të lër për disa ditë Italinë, vetëm e vetëm për të ngrënë në çadrat para Kryeministrisë qoftet e Fidel Yllit nën aromën kundërmonjëse të urinës së Erion Veliajt apo Fatmir Xhafajt..., por nën shoqërinë (jo aq) të këndshme të Olta Xhaçkës e Shegushe Ligorit. Gjithashtu, Edi Rama, nuk ka as se si të justifikohet para Spartak Ngjelës, apo Preç Zogajt, që i ka përdorur si zaret e lojës së tavllës, duke i ndërsyer, të lëshojën ultimatume të tipit, “qeni që leh nuk të ha”...
Ndaj, çuditshëm, ai që prej më se një viti e gjysmë, ka tejkaluar çdo normë e kufi, duke shpërfillur çdo apel, brena partisë, brenda vendit, por edhe ndërkombëtar, se do të ishte, ndoshta njeriu më i lumtur, sikur ti refuzohej zhurmnaja për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit 2009...
... Sepse, deri sot, në qoftë se ai ka ditur ç’të (mos) thotë, nga sot ai nuk e di çfarë duhet të thotë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›