E Diel, 1 Nëntor 2026

Luzi fiton 3-1 me Tiranen, ne ndeshjen e Kupes dhe futet ne "histori"

Tirana ka befasuar me ndeshjen e pare te Kupes se Shqiperise, teksa eshte mundur nga ekipi modest i Luzit. Bardheblute do ta diskutojne kualifikimin ne ndeshjen e kthimit, qe do te zhvillohet ne Tirane dhe do te mjaftohet me nje fitore te paster me dy gola diference, pasi do t'iu duhen patjeter per t'u kualifikuar. Rezultati surprize qe shenuan kampionet ne fuqi ne Luz, do te thote per trajnerin Alban Tafaj se ende nuk ka shijuar fitoren qe kur mori drejtimin ekipit pas ikjes se Ilia Loncarevic, ndaj duhet te mendoje fitoren e pare ne ndeshjen e se shtunes, per kampionat. Nderkaq, ndeshjet e tjera te turit te pare te kupes nuk dhuruan surpriza dhe sollen rezultate te pritshme per ekipet me te forta. Ekipi kryesues i Superiores, Dinamo, kreu nje test pozitiv me Mamurrasin, duke e siguruar kualifikimin qe ne ndeshjen e pare. Edhe Vllaznia qe e ka nisur dobet sezonin aktual shenoi nje fitore te thelle ne Berat, madje shkodranet e kane marre me seriozisht trofeun e kupes, teksa kane shenuar kater gola ndaj Tomorrit. Trajneri i Vllaznise, Roland Luci ka vene si objektiv paresor fitimin e ketij trofeu dhe ngjitjen e shpejte te shkodraneve ne renditjen e kampionatit. Nderkaq, bie ne sy humbja e Skenderbeut te Korces me rezultat te thelle 5-3 ne Skrapar. Per te siguruar nje bilete me tej, korcaret duhet te fitojne ne fushe te tyre. Sakaq vlen te permendet fakti se Partizani ka ndryshuar teresisht pamje ne ndeshjen e dyte brenda nje periudhe te shkurter kohore me Aden e Velipojes, duke marre nje barazim te vlefshem qe do te thote se kualifikimi eshte i arritshem ne ndeshjen tjeter. Nen drejtimin e trajnerit Eduard Zhupa, Partizani pesoi humbjen me te thelle ne kampionatin e Kategorise se Pare, 5-0 , pak dite me pare. Pas largimit te Zhupes te kuqte kane ulur ne stolin dy lojtare titullare, Bejzaden dhe Pinarin, nen drejtimin e te cileve, 15 here fituesit e ketij kompeticioni kane arritur qe te shenojne nje rezultat pozitiv. Edhe Kamza i eshte rikthyet fitores ne kampionat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›