E Diel, 1 Nëntor 2026

Telashe per Hamdi Salihin ne Tel Aviv, mbahet per disa ore ne aeroport

Sulmuesi i kombetares sone ka kaluar dje nje dite te veshtire, pas mberritjes ne Tel Aviv, se bashku me ekipin e tij te Rapidit te Vjenes. Rapidi ndodhet ne nje grup te Evropa Lige, me ekipin izraelit te Hapoel Tel Avivit, ndaj udhetoi dje drejt qytetit izraelit, per te zhvilluar ndeshjen e radhes ne grup. Por pala austriake nuk e kishte menduar aq te veshtire udhetimin, nga Austria ne Stamboll dhe me tej ne Tel Aviv. Pas zbritjes ne aeroport lojtaret i jane nenshtruar nje kontrolli te rrepte te forcave te sigurise, ku Salihi dhe dy shoke te tjere te skuadres se tij austriake, nisur nga emrat myslimane, kane qendruar me gjate ne kontroll. Hamdi Salihi, Jasin Pahlivan dhe Sharif Shukri jane te tre lojtare qe i perkasin besimit mysliman, por kontrolli dhe oret e gjata te pritjes ne aeroport, kane sjelle reagimin e klubit te Rapidit. Mediat austriake e kane cilesuar te tepert nje gje te tille dhe madje eshte etiketuar skandal, fakti qe lojtare profesioniste, te cilet luajne ne nje ekip te njohur ne Austri, te kontrollohen dhe te mbahen ne aeroport.

Rapidi i Vjenes ne ndeshjen e kaluar fitoi ndaj AstonViles dhe ka bere nje paraqitje te mire ne grup. Salihi eshte nder te paktet lojtare shqiptare, qe aktivizohet ne ndeshjet evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›