E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, eshte koha qe te largohet trajneri Rafa Benitez?

Trajneri i Liverpulit eshte vene ne presion, pas kater humbjeve radhazi ne kampionat dhe ne Ligen e Kampioneve. Humbja e fundit ne Champions me Lionin, ka kercenuar pozitat e Liverpulit dhe endrren per te fituar trofeun me te rendesishem ne Evrope. Liverpuli e nisi edicionin e ri me ambicie te medha, por paraqitja ne Premier Lige dhe ne Champions nuk ka bindur plotesisht, ndaj edhe shigjetat jane drejtuar nga trajneri Rafa Benitez. Mesfushori i Liverpulit, Javier Maskarano flet pas humbjes me Lionin si dhe per te ardhmen e trajnerit, qe nuk doli ne konference per shtyp pas ndeshjes. "Rafa nuk tha asgje pas ndeshjes se fundit qe Liverpuli humbi me Lionin. Ai nuk preferoi qe te fliste, sepse te gjithe ishin te zhgenjyer nga ndeshja", - theksoi mesfushori argjentinas i Liverpulit. A ka ardhur koha qe Liverpulit te shkarkoje trajnerin Rafa Benitez? Mediat angleze konfirmojne me bindje, se tifozet e kane humbur besimin qe trajneri te drejtoje me tej skuadren, pas humbja se fundit 2-1 me Lionin. Ditet duken te numeruara per trajnerin spanjoll, qe rinovoi kontraten me Liverpulin ne fillim te veres, por per hir te objektivave ai mund te largohet nese nuk do te shenohet kthesa ne ndeshjen e radhes, me Mancester Junajtid. "Ne duhet te shohim te gjitha gabimet dhe do te perpiqemi qe t'i korrigjojme ato ne ndeshjen e radhes me Mancester Junajtid", - theksoi mesfushori Maskerano, pas ndeshjes se Champions dhe ne vigjilje te sfides se kampionatit.

Mungesat

Liverpuli mund te mbetet pa dy lojtaret kryesore, Fernando Torres dhe Stiven Zherard ne perballjen e Premier Liges, ndaj Mancester Junajtid. Kapiteni Zherard u demtua dhe u largua nga fusha pas 25 minutave loje, ne ndeshjen e fundit me Lionin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›