E Diel, 1 Nëntor 2026

Valdes: Mbeta i befasua nga goli i Rubin Kazan

Portieri i Barcelones Viktor Valdes theksoi pas golit te pare qe shenoi Rubin Kazan, ne fitoren 2-1, e vlefshme per "UEFA Champions League", ne "Camp Nou" se ka mbetur i befasuar. Aleksandr Riazantsev shenoi nga 35 metra largesi. "Goli i pare erdhi pasi topi mori nje trajektore qe me surprizoi shume, edhe pse ishte ne distance te larget askush nuk mund te beje perpjekje te tilla, qe te shenoje nga aq larg", - theksoi portieri katalanas Valdes, qe pranoi se sulmuesi kundershtar tregoi aftesi te larte ne goditje nga distanca. "Grupi eshte tani me i barabarte se kurre dhe gjithcka do te percaktohet ne ndeshjet e tjera", - theksoi portieri Valdes. Sipas tij, Barcelona e humbi ndeshjen sepse nuk pati aq shume fat, ne loje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›