Emerohet trajner, Agustin Kola
Kamza emeroi trajnerin e ri te ekipit, Agustin Kolen. Ish-futbollist dhe trajner i Tiranes, Kola do te drejtoje ekipin e Kamzes, ne vijim te kampionatit te Kategorise se Pare. Presidenti i Kamzes, Naim Qarri shkarkoi nga detyra trajnerin, Petrit Haxhia, menjehere pas humbjes se pesuar me Partizanin. Kamza eshte furnizuar me disa lojtare cilesore dhe e ka nisur edicionin e ri me pretendime me te larta, por pas luhatjeve te para, eshte menduar qe te largohet nga drejtimi i skuadres trajneri Haxhia. Kola, nje emer i njohur i futbollit tone do te prezantohet gjate dites se sotme ne krye te Kamzes dhe do te nise menjehere nga puna, per te ngritur skuadren ne vendet e para te klasifikimit. Kola drejtoi nje edicion me pare Tiranen, nga drejtimi i se ciles u largua tre jave para perfundimit te kampionatit.