E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli merr "karton" tjeter te kuq

Aranit Muraci

Komisioni i Disiplines, i mbledhur dje mori masa mbi aktet e dhunes qe jane shfaqur ne Kruje dhe ne derbin e kryeqytetit, duke denuar trajnerin e Kastriotit, Ndreu dhe sulmuesin e Tiranes, Memelli. Per xhestin qe kreu goleadori i kampionatit te kaluar ne ndeshjen derbi, kur u konfrontua me sulmuesin Malarkanen, disiplina nuk eshte mjaftuar me kartonin e kuq qe i nxori gjyqtari Sokol Jareci. Sulmuesit Migen Memelli i shtohet edhe nje "karton" tjeter i kuq, me vendimin e djeshem te Komisionit te Disiplines, qe e ka quajtur te drejte vendimin e gjyqtarit Jareci, duke shtuar masat ndaj lojtarit, pa marre ne konsiderate kritikat qe vinin nga kampi bardheblu. Reagimet e klubit te Tiranes, pas daljes me karton te kuq te Migen Memellit, se Jareci eshte nxituar ne momentin e vendimit per te nxjerre lojtarin nga fusha kane dhene efekt te kundert per disiplinorin, i cili pas mbledhjes se djeshme dhe diskutimeve mbi problemet e javes se fundit vendosi qe sulmuesi i Tiranes te mos luaje jo nje, por dy jave. Memelli u largua nga fusha e lojes me karton te kuq, duke e lene Tiranen pas 15 minutave loje, me 10 lojtare ne fushe. Trajneri Tafaj dhe lojtare te tjere te Tiranes e cilesuan nxjerrjen e sulmuesit nga loja, si nje veprim te nxituar te gjyqtarin, sepse percaktoi ne fund edhe ekipin fitues. Ndreu eshte denuar qe ta drejtoje ekipin e tij, per 10 jave me radhe, nga shkallet e stadiumit, si dhe mori nje gjobe prej 500.000 mije lekeve. Prova televizive eshte konsideruar e mjaftueshme per te denuar trajnerin e Kastriotit, qe ne sy te publikut goditi mesfushorin kroat te Skenderbeut, Djarmanti. Ky veprim eshte cilesuar i rende dhe per kete arsye trajneri krutan eshte denuar edhe me 50 mije leke gjobe. Ndreu shpreson qe te lehtesohet denimi, nga ana e Apelit.

Incidentet

Disiplina shqyrtoi dy rastet e javes se fundit te Superiores, ku Memelli ne '15 goditi lojtarin e Dinamos, Mahareke dhe doli me karton te kuq nga loja, si dhe trajneri i Kastriotit Ndreu kreu nje xhest antisportiv ndaj lojtarit te Gramozit.

Beselidhja-Laci 1-2

Memaliaj-Shkumbini 1-2

Sopoti-Kastrioti 0-2

Turbina-Bylis 1-0

Tomori-Vllaznia 0-4

Luftetari-Gramozi 0-3

Kamza-Elbasani 2-1

Burreli-Lushnja 2-0

Gramshi-Flamurtari 0-3

Skrapari-Skenderbeu 5-3

Ada-Partizani 0-0

Luzi-Tirana 3-1

Mamurras- Dinamo 0-3

Pogradeci-Besa 2-3

B. Sport-Apolonia 3-1


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›